Projekti për ndërtimin e terminalit të autobuzëve në hyrje të qytetit të Korçës, është kthyer në një objekt debati mes ish kryeminstrit Sali Berisha dhe zv.kryeministrit Niko Peleshi. Berisha akuzoi numrin 2 të qeverisë se po rrëmben pronat e qytetarëve korçarë për interesat e tij personale, dhe për këtë është në gjyq me pronarët.
“Dua të theksoj se është direkt Niko Peleshi i akuzuari kryesor nga korçarët për çështjen që ngriti zonja Civici.
Ka akuzë personale ndaj tij nga pronarë“, theksoi ish kreu i qeverisë.
Por për Peleshin akuzat e Berishës janë trillime dhe shpifje, duke i kërkuar këtij të fundit që të flasë më seriozisht dhe të jetë më i besueshmë nga foltorja e parlamentit.
“Ju dini ti rregulloni fjalet për të mos u ndjekur nga prokuroria.
Është hera e dytë që bëj replike me ju. siç ishin akuzat për pikturat e Vangjush Mihos.
Ju ftoj te bëhesh njëherë serioz siç e kërkon politika. Gishti i akuzës pamja që nuk ju shkon si çdo gjë tjetër. Nëse keni prova dhe fakte dërgoji në prokurori“, tha Peleshi.
Për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili i rikujtoi Berishës, se gjatë kohës kur ky i fundit ka qenë kryeministër dhe Peleshi kreu i Bashkisë Korçë marrdhëniet e tyre kanë qenë miqësore.
Si opozitar Berisha thote fakte te verteta, une e besoj. Forca Berisha! Lufto me fakte te verteta sa te behesh prape kryeminister, e pastaj te genjesh trashe fare. (me stilolapsa me plumba dhe dinamit kryeminstrise, nivel ekonomik me te lartin ne europe, ia kaluam gjermanise) ohooooooo! Je i madh, per nder, je i madh!
Po ku ka folur me fakte ndonjehere ky bajge,
54 fletethirrje per te deshmuar ne vrasjen e Hajdarit ka pasur…asnjehere nuk ka shkuar,te vret naten e te qan diten,e ka shpirtin te zi ky ditezi.