Operacioni "Pasha", arrestohet shtetasi turk me karta bankare te klonuara

5 Shkurt 2015, 10:31Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Pasha”, ku është arrestuar dhe një shtetas Turk.

Specialistët e Sektorit për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale , pas një hetimi disa mujor proaktiv,gjatë orëve të mbrëmjes së datës 04.02.2015, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “PASHA” dhe si rezultat ikëtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit turk : Bayram Savas, vjeç 35, shtetësia Turke.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në momentet kur po kryente transaksione bankare nëpërmjet përdorimit të kartave bankare të klonuara, pranë ATM-së së një banke të nivelit të dytë në rrugën “Hoxha Tasim”, në Tiranë, me qëllim vjedhjen e fondeve të llogarive bankare.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas e ka kryer këtë veprimtari për një kohë disa mujore të mënyrë periodike. Të dhënat e kartave bankare të përdorura i përkasin klientëve të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, Turqi dhe vende të tjera të BE-së dhe më gjerë.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan: 1000 USD, 3000 EURO dhe 300.000 LEK. Po ashtu 20 copë karta plastike me shirit magnetik me informacion bankar të klonuar dhe 2 aparate telefonik, dokumente identiteti qipriote dhe turke.

Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”.

2 komente në “Operacioni “Pasha”, arrestohet shtetasi turk me karta bankare te klonuara”

  1. EleΥΘeriskeΨi says:

    Bayram Savas !?

    tyrk apo grek ?

  2. Naftetari says:

    Si ka mundesi qe keta te PD spo reagojne per kete vjedhje qe ka ber Edi Rama me doren e tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje