Vlorë, arrestohen dy punonjës të tjerë policie. Linin të lirë përgjegjësit e aksidenteve

5 Shkurt 2015, 14:44Kronika TEMA

Dy punonjës policie pasi janë hetuar  nga Sh.Ç.B.A-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë,  janë arrestuar dhe ndaj tyre është marrë masa e sigurisë “arrest me burg”. Dy efektivët e policisë janë lënë në burg pasi është faktuar se ata kishin kryer disa shkelje të përsëritura duke mos kryer detyrën e tyre.

Punonjësit e policisë, të cilët janë arrestuar e lënë në burg janë:

– N/Komisar Bujar ARAPI, me detyrë Përgjegjës Shërbimesh në seksionin e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë

– Komisar Ilirjan ROKAJ, me detyrë shef seksioni për Autopatrullat e Përgjithshme dhe Shërbimeve ndaj të tretëve në sektorin e rendit pranë D.P.Q Vlorë.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se punonjësit në 7 raste kanë bllokuar në pikën e bllokimit Triport, Vlorë, automjete të cilat kishin kryer aksidente të ndryshme automobilistike me pasojë dëmtime fizike në njerëz dhe këto mjete të bllokuara, më pas janë lënë të lira duke shkelur çdo proçedurë në rastet kur veprohet me to.

Nga veprimet hetimore të kryera është provuar se në të gjitha rastet e aksidenteve të ndodhura, megjithëse janë kryer veprimet e para proçeduriale nga oficerët e policisë gjyqësore Bujar Arapi dhe Ilirjan Rokaj, nuk është bërë referimi i këtyre materialeve hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në  Vlorë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me kërkesë të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj dy policëve.  Për këta persona nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është regjistruar proçedimi penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Nga ana e Sh.Ç.B.A-së më datë 05.02.2015 u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për dy punonjësit e policisë Bujar Arapi dhe Ilirjan Rokaj./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje