Kryeministri Edi Rama reagon përmes faqes së tij twitter ndaj deklaratës së Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i cili u shpreh se “problemi i faturave të padrejta, abuzive, problemi i mbifaturimit është shumë herë më i madh”.
“Kjo është një deklaratë qesharake, pasi opozita e sotme, pra qeveria e deri 23 Qershorit 2013 kishte të gjithë kohën e duhur për të ndërmarrë një nismë të tillë. Janë të paparë!”, ironizon në twitter kryeministri.
“Duke iu referuar PD-së, anullimi i faturave skandaloze të vitit 2010 paska qenë kërkesë e këtyre. Po këta ku ishin deri në 2010-ën?! Vajmedet PD, vajmedet”.
Reagimi i Kryeministrit Rama ka ardhur pas deklaratës së Krytarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, që përmes një deklarate për shtyp theksoi se heqja e faturave me mbifaturim nga kurrizi i qytetarëve ka qenë një kërkesë e kahershme e Partisë ku ai bënë pjesë.
“Lajmërimi që bëri dje Edi Rama për anullimin e një pjese të vogël të faturave arbitrare të energjisë, ishte i sforcuar dhe nuk ka këtu asgjë për të bërë shpëtimtarin”, tha Paloka. /gj.k/
ishte duke i ra medore
http://ulinks.net/pallo-studente
Vetem deglarata komike dalin nga selia e SH.Q.U.P.it.
Sa per te qeshur?
Paska anulluar faturat!!!
Dhe kush? Vete E.R. i cili mbushi burgjet plot me ca “te mbytur”, qe nuk ka lene pa nxjerre neper rruge police dhe faturiste per te rrjepur para me gjoba dhe faturime .
Po me ata ne burg c`do te beje?
Ndoshta kishte dhe tek ata ndonje mbifaturim apo gabim.
Ra kjo permbytje dhe u pame, i thone ketij muhabeti.
Pa nga afer Shqiperine e Jakov Xoxes si tek “Lumi i Vdekur”.
Te mjere, plot halle dhe derte.
Gje tjeter nuk i kishte mbetur, vec ti fale ca fatura atyre te mbyterve, qe dhe pa permbytje ishin po ashtu te mbytur.
Vaj medet!!!
HAJ OR LEGEN RAMA SE NE ZGJEDHJE E QERSHORIT DO E SHOHISH VETEN SE KU JE?
A mos je dhe ti prej Vicidolit?
Leji me mire edi mos u merr me jashtqitjet e kombit,,,populli do tu japi ne zgjedhjet e qershorit perseri pergjigjen qe meritojne.
Gjynah per Shqiperine sa poshte ka rene opozita!
Nje verejtje per Z.Rama:
Fjalen e fundit avukati (pra ju si kryeminister), ia le gjykatesit (pra, popullit). Kjo eshte keshilla e pare qe u jepet ne Universitetin e Harward-it avuketerve te ardhshem, me thenien e famshme “jepi mundesi gjykatesit ta vere kapelen ne koke me doren e vet”.
E kam fjalen per konkluzionin kur ju i thoni vete opozites “vajmedet”. A nuk do ishte me funksionale qe kete konkluzion t’ia lije lexuesit? Keshtu do evitoje edhe te renit ne pozita te barabarta me stilin e eger konfliktual qe perdor ne menyre masive e te neveritshem pd.