George Frendo ka reaguar pas intervistës së tij, që ka shkaktuar shumë debate në lidhje me kandidaturën e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan.
Ai thotë se është cituar gabim nga gazeta dhe se Kisha Katolike nuk është kundër kandidaturës së Zhitit.
“Pohoj me kompetencë të plotë se: “nuk kam thënë se Visar Zhiti është musliman”!
Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të bëhesha aq popullor në mjetet e komunikimit. E gjithë kjo për shkak të një interviste që më bëri “Gazeta Shqiptare”.
Por dëshiroj të theksoj disa pika të rëndësishme që dolën në atë intervistë.
Së pari, vetë titulli i intervistës “Kisha Katolike kundër Visar Zhitit në Vatikan”, nuk është pjesë e intervistës. Është titull i vendosur nga gazeta.
Së dyti, në asnjë moment të asaj interviste nuk kam thënë se Visar Zhiti është musliman.
Së treti, as kam thënë se ambasadori për Vatikanin duhet të jetë katolik.
Thashë vetëm se është më e përshtatshme të jetë katolik.
A kam të drejtë, në një vend demokratik, të shpreh mendimin tim? A kam fyer ndjenjat e dikujt me këto fjalë?
Në përgjigjen për këtë intervistë. Zoti Zhiti tha se u pikëllua. Unë nuk gjej asnjë vështirësi të kërkoj falje kur padashur fyej dikë dhe nëse e kam fyer z. Zhiti, i kërkoj ndjesë.
Por, them sinqerisht, nuk besoj se kam thënë asnjë fjalë që mund të ketë fyer z. Zhiti”, thuhet në deklaratën e Imzot George Frendo, Sekretar i Përgjithshëm i Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë. /gj.k/
Deklerate tipike nga Ipeshket. Kur nuk gjejne perkrahje, pajtohen dhe justifikohen. Simbol i se keqes.
Eshte bere per t’u misheruar, pas gjithe atij aktrimi para mediave, zotnija ne fjale…..Dhe te ishte aq universal…siç po stermundohen t’a paraqesin…ai pas gjithe kesaj zhurme bajate, duhet te ishte distancuar menjehere, dhe me kurajon e katolikut te vertete, e jo “klandestin”, duhet te ishte shprehur ,…fali ZOT…..Kontributin mund t’a jape,jo domosdoshmerisht, si ambasador……por “qurravitja” e tij, tregon edhe lidhet e erreta te politikes per te kapur çdo gje qe i sherben qellimeve te saj te mbrapshta…..Meshire per te….
Per te fyer mbase nuk e ke fyer,vetem, kur jep intervista shiko her tjeter te mos jesh tap. (Qe te mbash mend se çfar e perse e thuaj…)
Konferenca Ipeshkvnore historikisht ka qene brumi i shqiptarise,falja e kerkuar e ktheu ate ne identitet,ne shtratin e vertete.
Per nje njeri me ate hierarki e me ate pergjegjesi per Kishen shqiptare,eshte vertet shqetesues fakti qe nuk keni menduar as nje moment se te tjeret munden me u lenduar nga komenti i juaj, kjo tregon se nuk jeni per ate Pune ne kete vend ,edhe pa ju fyer hiq po va themi kete!
Pra go back home and think twice before speaking!
Ndjesa eshte shenje pergjegjshmerie dhe qytetarie.