Gjika refuzonte të dorëzonte çelësin, grupi i hetimit hyn me forcë në zyrën e tij

10 Shkurt 2015, 13:09Kronika TEMA

Grupi i hetimit ka hapur me forcë derën e zyrës së kryebashkiakut Shpëtim Gjika, pasi ky i fundit nuk ka pranuar që të dorëzojë çelësin e saj.

Si pasojë e refuzimit për dhënien e çelësit nga Gjika, grupi hetimor ka hyrë me forcë në zyrë dhe po sekuestron dokumenete e nevojshme për hetimin.

Me urdhër të Prokurorisë, grupi hetimor do të sekuestrojë dosjen për pallatin 11-katësh të ndërtuar në sheshin e” Flamurit”, në Vlorë, që dyshohet se është dhënë leje e falsifikuar për ndërtimin e tij.

Zyra e Gjikës është hapur me forcë në prani të prokurorit dhe nëkryetarit të Bashkisë dhe punonjësit e Bashkisë e kanë thyer atë.

Anisa Xhani

11 komente në “Gjika refuzonte të dorëzonte çelësin, grupi i hetimit hyn me forcë në zyrën e tij”

  1. Dorina says:

    Mire ia ben. C’eshte kjo pune keshtu? Behet Gjika zot ne zyren e shtetit.Ai eshte nje njeri i zakonshem qe militantizmi i tij ndaj nje partie e pasuaruan ne ate mase saqe ai nuk i kishte enderruar dhe nuk do t’i kishte sikur te punonin 10 brezat e fisit te tij.
    Hiqeni nga goja, te nderuar analiste dhe politikane, qe figurat publike nuk duhet te arrestohen. Drejtesia eshte e barabarte per te gjithe dhe te gjithe jane te barabarte para ligjit.
    cila eshte meriat e Gjikes? shkaterroi Vloren dhe pasuroi veten. Turp rilindjes qe e mbeshtet kete, Dakon, Sejdinin, Baftjar Zeqaj e kompanine e hajduteve.

  2. ec aty! says:

    ..po na dole i zoti more Gjino?!

  3. shen valentini says:

    Prandaj nuk duhen mbajtur ne zyre fotografite e tangat e dashnoreve.

  4. coli says:

    nen udheheqjen pderave pd lulezoj dhe u rrit ky qeni po rilindja po ben korrigjim te vetvetes nuk ka bashkepunim me krimin qofte pd e ps te gjithe para ligjit te shtetit dhe me ligjet qe i kane aprovuar vete te denohen te sekuestrohen pasurite dhe te kalojne ne te mire te popullit te zhgenjyer nga keta te pa udhe

  5. studenti says:

    Kot e ka, ai gjarper qe eshte nisur per ta zene, do ta zeje nje dite.

  6. Shoku ** Shpati ** says:

    Po ca beni more shoke …po ca beni more vellezer ??? Na turperuat nipin e Gjebros para …para…dashnoreve mo !!! Se na u be “bakabon “ne mosh te madhe Shpetua !

  7. ALEKSI says:

    Ore qe eshte militant e dime por me ke eshte militant? Pallati me leje qe u prish brenda ne det i kujt ishte ? i kryetarit te PS apo i kryetarit te PD?

    Ke bere pakt me djallin o Shpetim. beji derman vetes.

  8. qytetar vlore. says:

    asgje nuk ka vlere perderi sa eshte i lire.

  9. enofieraku says:

    Mbas sekuestrimit te dosjes , per pallatin , i bie qe ky palaco te ket vdekur, se kur e thirren ne prokurori, ky na doli me problem ne zemer, dicka shume te keqe i kemi ber zotit ne shqiptaret , qe kemi per peshqesh keta plera , si majtas dhe djathtas kuptohet, viktima 25 vjecare , jemi neeeee , populli, loja e pist , majtas & djathtas per thiken pas shpine ne popull, po vazhdon , por deri kur ??????

  10. ben says:

    Ka filluar te qarkulloje nje ide e cuditeshme,qe zyrtaret qe vjedhin,nuk duhet te arrestohen,pse te arrestohen-per ata mund te merren masa te tjera,si detyrim paraqitje-thone analistet albanistanas.Shume e cuditeshme.Edhe kjo po ndodh ne Shqiperi.

  11. skelari says:

    nje kriminel ordiner vrete nje njeri por ky plera vrau nje breze te tere. duke u mare fushat per perfitime personale, dhe automatikisht nje breze i tere iu drejtua i detyruar lokaleve e duhanit kompiuterave e bixhozit. ky morri ne qafe te ardhmen e nje qyteti, brezin e ri dhe femijet. pasojat do ndihen per pak kohe. ky plera nuk mbolli nje peme por vetem shkuli peme e stola, zaptoi lulishte e trotuare duke i betonizuar vetem per afera koruptive, perfitime personale. nqs e do qytetin tende mbushe me peme e parqe, mbushe me stola per pensioniste e fusha per te rinjte e femije. largoe brezin e ri nga veset po do te ardhme. ky beri te kunderten se votohej nga klani fshataro djallzore qe eshte shumica dhe anarshine e kane ne gjake. ky eshte vrases masive. po po pa e tepruar ky vrau brezin e ri, pasojat do i shohim shume shpejte. ptuuuuuuu plere burgu eshte pak per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje