Një video e dytë është shfaqur brenda pak ditësh në media, ku tregohet abuzimi i një punonjësi policie. Efektivi i policisë së Tiranës, i përfshirë në një konflikt, në gjendje të dehur dhe jashtë detyrës, u pezullua menjëherë.
Ministri i Brendshëm e komentoi këtë si një dëshmi të vullnetit për të pastruar Policinë nga abuzuesit, si dhe një shenjë të gjendjes së degraduar të Policisë, trashëguar nga qeveria e kaluar.
“Punonjësi i shfaqur sot në News24, është shoqëruar në Polici dhe pezulluar nga detyra që në datë 7 shkurt, (pra, që në momentin që ka ndodhur konflikti, pa u publikuar video), ndërkohë qytetari është proceduar penalisht për ndërtim pa leje. Ftoj të gjithë qytetarët të nisin sa më shumë denoncime, foto dhe video. Kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar bashkë etikën, profesionalizmin dhe respektin e plotë të ligjit nga të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit”, shkruan ministri Tahiri në Fb.
Më tej ai rendit rezultatet e luftës kundër abuzimit dhe korrupsionit për vitin e kaluar, brenda policisë.
“Gjatë 2014 janë proceduar mbi 11% e punonjësve të Policisë (1.219 punonjës) për korrupsion, abuzim me detyrën dhe sjellje jo korrekte. Bashkë me qytetarët, me mediat dhe vullnetin tonë, mund të arrijmë shumë shpejt të kemi Policinë profesionale që presin me të drejtë qytetarët”, thekson ministri i Brendshëm.
Jepi Tahiro,te lumte te ra telebingo u mbushe mire aq sa yt ate me gjithe dallaveret qe ka bere e po bene nuk do arinte gjithe jetes se vete ate qe ke mare ti……,po per cfare bashkpunim flet mor Tahir,per ate qe policat e tu i japin informacion personit per nje bire e nje qofte.Konkretishte para ca kohesh nje qytetar tek zogu i zi qe ka edhe shtepine mori ne telefon policine per nje garip qe trazonte ne lagje,erdhen ca garipa te policise e moren e mbajten ca ore,hengren dhe pine bashke,u zberthyen mire,dhe te nesermen garipi(malok kuptohet donte nje femer ne pallat) vjen te nesermen dhe i ja mbethtjell nje me te djathten mikut qe mori ne telefon,sa e la per tok te shtrire…me beri cudi se si e gjeti personin kur pallati ka me dhjetra telefona???????Keshtu pra kopsit nje here problemet qe ke ne polic,istalo nje here ish sigurimin e shtetit(se ke istaluar vetem 80% beji 100%,dhe pastaj flasim……
Ore ju debilat e pd flisni? Mbasi e mbushet me ordinere pijanec, beni moral? Eshte 23 vjet tradite, duhet kohe per reforme ne burime njerezore.