"Ekspres", shkatërrohet grupi kriminal në trafikimin e femrave

7 Shkurt 2015, 12:59Kronika TEMA

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka bërë të ditur se është goditur një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të femrave për qëllime fitimi dhe ushtrim prostitucioni.

Policia e Shtetit me Specialistët e Sektorit për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë  për Krimet e Rënda dhe me Seksionin për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, mbas një hetimi disamujor proaktiv bëne te mundur finalizimin me sukses te  Operacionit “Ekspres”.

Operacionit “Ekspres” bëri të mundur vënien në pranga  Qemal Rusi, 47 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë, me precedent penal  në fushën e falsifikimit të dokumentave, Dornard Saraci, 48 vjeç, banues Tiranë, Ismail Gjineci, 23 vjeç, banues Tiranë dhe Amarildo Rusi, 22 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë.

“Arrestimi i tyre u bë në  funksion të procedimit penal për veprën penale të “Trafikimit të personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a /2 dhe 114/2 i K.Penal, ku si rezultat i hetimeve, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit e mësipërm.

3 komente në ““Ekspres”, shkatërrohet grupi kriminal në trafikimin e femrave”

  1. ErionTufaj says:

    po femrave qe ju ha bytha ca do ju behet si puna e kallashit

    http://skroc.pl/qije-ne-bythe-kallashin-

  2. LORA says:

    Falnderim per perkushtimin dhe suksesimin e punes se Policise se Shtetit ,ne sherbim te njerezve.

  3. vero says:

    Eshte nje krim te nxjerresh femrat ne rruge .Burgun e kane pak ,une do ti kisha zhdukur me gjithe fis ,qe pranojne te ushqehen me parate qe fiton ajo e shkrete..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje