Zbardhet dosja që çoi në arrestimin e Shpëtim Gjikës

6 Shkurt 2015, 16:33Kronika TEMA

Prokuroria e Vlorës ka zbardhur dosjen e arrestimit të kryebashkiakut të këtij qytetit, Shpëtim Gjika.

Bëhet fjalë për akuzën e dhënies së një leje të paligjshme për ndërtimin e një pallati 11 katësh.

Dosja e plotë mbi Shpëtim Gjikën:

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Shpëtim Gjika, me funksion Kryetar i Bashkisë Vlorë dhe shtetasen Doriana Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë të Planifikimit të Territorit në këtë institucion, të dyshuar për konsumimin e veprave penale të “fallsifikimit të dokumentave…”; “shpërdorimit të detyrës”; “ndërtim i paligjshëm..”; dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për shtetasin Artur Haxhi, administrator i shoqërisë së ndërtimit “Turi&M.Z.B”, i dyshuar për konsumimin e veprave penale “falsifikim i dokumentave”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim i paligjshëm” dhe “mashtrimi”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal.

Vendimi i gjykatës është zbatuar nga ana e forcave të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Vlorë.

Prokuroria e Vlorës ka regjistruar procedimin penal nr.1264 viti 2013, në bazë të kallëzimit të një shtetaseje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme lidhur me këtë procedim penal ka rezultuar se shtetasi Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me shtetasen Doriana Sulaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, kanë përpiluar dhe lëshuar dokumenta me përmbajtje të falsifikuara. Me konkretisht, dokumentat e dyshuara të falsifikuara janë si më poshtë vijon;

Vendim me nr.1, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në numërin rendor 19 të të cilit përshkruhet se “është miratuar shesh ndërtimi dhe lejë ndërtimi 2-8-1011 kate me subjekt ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, me pronarë 4 familje”;

Vendim me nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij, sipas formularit nr.2, që mban datën 10.04.2013, për truallin në pronësi të 4 familjeve”;

Lejë ndërtimi nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, sipas formularit nr.4, që mban datën 10.04.2013, në favor të subjektit ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k;

Leja e përdorimit me nr.18, datë 18.06.2013 e Kryetarit të Bashkisë Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në mbledhjen e KRRT-së së Bashkisë Vlorë të datës 17.01.2011, duke u nisur nga përmbajtja e protokollit të kësaj mbledhje, nuk rezulton që të jetë marrë në shqyrtim ndonjë kërkesë për shesh ndërtimi apo për leje ndërtimi nga pronarët e truallit të mësipërm apo nga subjekti ndërtues, si dhe nuk rezulton që të jetë miratuar shesh ndërtimi dhe lejë ndërtimi në favor të pronarëve të truallit dhe subjektit ndërtues të mësipërm.

Dokumentat me përmbajtje të falsifikuar janë përdorur nga administratori dhe përfaqësuesi ligjor i shoqërisë “Turi&M.Z.B” sh.p.k, shtetasi Artur Haxhi, me qëllim për të justifikuar kryerjen e ndërtimit si dhe për të rregjistruar objektin e ndërtuar në Z.Rr.P.P Vlorë. Rezulton se ndërtimi është kryer pjesërisht edhe në truall me pronësi shtet apo në pronësi të personave të tjerë.

Mbi bazën e këtyre dokumentave me përmbajtje të falsifikuar është kryer ndërtimi i objektit godinë banimi dhe shërbime me 11 kate dhe se për ndërtimin e këtij objekti është lëshuar leja e përdorimit dhe dokumentacioni është dërguar për tu rregjistrar pronësia e objektit në Z.Rr.P.P Vlorë.

Njëkohësisht, gjatë hetimeve paraprake është kërkuar nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në mënyrë të përsëritur që të sekuestrohet në Bashkinë Vlorë protokolli i mbledhjeve të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, për mbledhjet e zhvilluara në vitin 2011. Nga ana e Kryetarit të Bashkisë Vlorë si dhe Drejtores së Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, protokolli i mbledhjeve në mënyrë të përsëritur është refuzuar që të vihet në dispozicion të grupit hetimor të kryesuar nga Prokurori.

Në këtë mënyrë, nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se shtetasi Shpëtim Gjika në bashkëpunim me shtetasen Doriana Sulaj kanë konsumuar veprat penale “falsifikim i dokumentave”, nga personi që e ka për detyrë të lëshojë dokumentin, “shpërdorim i detyrës”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248 e 25, 199/a/2 e 25 dhe 301 të K.Penal, ndërsa shtetasi Artur Haxhi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “falsifikim i dokumentave”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim i paligjshëm” dhe “mashtrimi”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, me vendimet e datës 06.02.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është caktuar për shtetasit Shpëtim Gjika, Doriana Sulaj dhe Artur Haxhi masa e sigurimit personale “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

17 komente në “Zbardhet dosja që çoi në arrestimin e Shpëtim Gjikës”

  1. Fili says:

    Koco do jete kandidat!

  2. vlonjaTI says:

    OOOOOOOKKKKKKKKKKKKKK

  3. farka says:

    Po rradha kryetarit te farkes kur do vije ai ka vjedhur prona dhe ka dhene ndrtime ne kundershtim me ligjin

  4. JoKOCO says:

    Jooooooo, Koco JO!

  5. tarrasi says:

    shpetim gjika gaboj ne dhenjen e kestit te rradhes te kryetarit partia sot kryeminister edvin kristaqit poer sipas tetegjitha tedhenave nga vet kryebashkjaku shpetim gjika thot se cdo vit ieshte dhen kesti i fitimit edvinit kur ishte kryetar por kur ube kryeminister erriti shumen ne atemenyr qe ishte epa perballushme si nga ana ime ashtu edhe nga ndertusit pastaj meberi disaher kercenime ne burg dhe me zhdukje fizike ose tegjej kuteduash shumen ecaktuar por sicthash ishte shum epa perballushme disaher gjat debateve qe kemi pasur mese njeri tjetrit perte ulur shumen ai meshte shprehur se sesht shum ekonsiderushme se un edi se sa fiton nje kryebashkjak meketo leje sevet kam qen nekete detyr pra ska asnjegje tjeter vetem qe ishte epamundur tejaplocoja shumen maramense shum shpejt dodal si ipafajshem ose dote paraqes edhe un provat emija pere ket kryeministe qe mjer populli qe eka dote jemi ne kontakt te vazhdushem dhe transparente cdo dit me teinteresuarit

    1. berti says:

      Si eshte e mundur qe pothuajse te gjithe tifozet e Sales qe shkruajne kunder Edi Rames nuk dine te shkruajne shqip?

  6. Idriz Gjembi says:

    Saliu,krye krimineli dhe Kryemafiozi pse nuk arrestohet ???

  7. Gezimi says:

    Te jete vetem ky Gjika, nuk perben ndonje gje kush e di se cfare, por keta jane bere te gjithe per tu futur brenda, qe nga kryetari i Komunes se Farkes, ketu prane Tiranes, dhe deri ne komunen me te larget! Del problemi, se kush do e kryej kete detyre? Ligj? Meazallah! Ate e kane ne dore zuzare, zullumqare dhe injorantet me te medhenj te ketij vendi. E ardhmja ketu eshte e erret…..

  8. Idriz says:

    rama, pse ke frike nga Gjika????

    Mankthet s’do te te largohen edhe pse e morre brenda Z Gjiken!!!

  9. Ardi says:

    Rama e shiti Gjiken, ose me sakte do te thosha qe u hakmor me te. Po kryebashkiakun e Lezhes pse nuk e arrestoi? Apo fluturonte koalicioni?!

  10. lavdosh says:

    Shume mire ja bejne
    Shteti vepron. Drejtesia vonon, por vepron. Kur do veprojene me krye kriminelin dhe krye rrumpallen Berisha

  11. diti. says:

    i shkreti gjika se si njeri asnje ska goj ta shaje njeri e di gjith shqiperia qe thon pershtypjet e tyre t mira ska njeri me i sjellshem dhe korrekt. gje tjeter pastaj puna me lejet e ndertimit ne bregdetin jonian.
    gaboi kjo eshte pjes tjeter po lind pyetja pse pikerisht gjika kur ai eshte nje peshk i vogel mes egersirave te medha peshqit e medhenj qe ndodhen ne tirane pse si ngacmon kush?qe kane ber miliarda ne kurriz t taksave njerzve e fondet publike ish miniastra gjyqtar prokuror a e dini cfar korrupsioni kan 23 vjet ne politiken shqiptare qe kto 23 vjet kane vjedh e shkateruar gjithshka duhen tre breza qe t punojne dite e nate qe t pakten t kopesojne dhe t bejne shqiperine e 1991 ne pyje pasuri bregdet peshq kafshe minerale,uzina pem frutore kombinatee cod gje nje pasuri qe u la prej miliarda lekesh dhe u vodh nga mafia .
    ky per mua e hengri kot show dhe dikush duhet ta hante gjoja qe ja shteti fuksionon.sa shpetim gjika ka shqiperia t gjith kan dhen leje me kundershtim me ligjin ky u be koke turku dhe RAMA E BEN QE SHPETIM GJIKA TE MOS KANIDOJ ME NE QARKUN VLORE SE VLORA KA VENDE PA FUND TE BUKURA JAL DHERMI LLOGORA JONUFER RADHIME QEPARO ETJ ETJ DHE I DUHET NJE NJRI TJETER I FORTE NE KTO ZONA KTO VENDE T VLORES PER NDERTIME PA FUND E BETON. kte e hodhen te koshi.

  12. Rri shtrember por fol drejt! says:

    Nese kete prokurorin nuk e heqin qafe, ateher ai behet per dy vjet kryeprokuror.
    Shpresoj qe te gjej mbeshtetjen e shoqeris civile dhe te politikes, meqellim qe te vazhdoj me tej me punen qe ka nisur. Evropa do te na besoj qe ne luftojme korrupsionin vetem ateher kur “peshqit” e medhenj te perfundojne mbrapa hekurave.
    Suksese te me tejshem, pa dallime feje, krahine, rrace apo ideje!

  13. 01 vlora says:

    Shpetim Gjika eshte njeriu qe ka shkateruar Vloren ju qe shkruoni me simpati dhe me tifozllek se Shpetimi perfaqson socialistet jeni te pa iformuar . Nuk e kuptoni cdo te thote te zbatosh ligjin, shpresoi qe me ne fund erdhi njeriu i duhur.

  14. Ajaxs says:

    Arrestimi i SHpetimit eshte i pa drejte.Aresyja kryesore eshte se Ai ka nje detyre shteterore. Qenia e lire e tije nuk perben rrezik per askende.Te arrestosh kryetarin e bashkise pa e shkarku nga detyra eshte DIKTATURE.KRYETARI I BASHKISE ARRESTOHET VETEM NE KETO RASTE: Kur ka vrare dike. Per tradheti te larte ndaj atedheut. Asnje nga keto dy probleme nuk qenderone. SHqipetare : jini vigjilente, Diktatura po trokete brenda deres tuaj. Mos u gezoni per fatkeqesine e tjeterit, se neser do ju ndodhi juve.

  15. Tersi says:

    U pastrua qyteti dhe nga nje bajge
    Te lumte Edi

  16. Edveri sa here kishte probleme me situatat krijonte grupe armiqsore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje