Përmbytjet/U dehën gjatë punës, shkarkohen dhe paditen dy vlerësuesit

6 Shkurt 2015, 13:36Kronika TEMA

Ministri Edmond Panariti ka shkarkuar nga puna dhe menjëherë i ka dërguar për ndjekje penale 2 punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë Vlorë, pasi kanë qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se punonjësit e shkarkuar ishin komisionerë të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet nga lumi Vjosa në zonën e Vlorës.

Dy punonjësit e vlerësimit të dëmeve, Hasan Hoxha dhe Gëzim Sina ishin të dehur gjatë punës për vlerësimin e dëmeve.

6 komente në “Përmbytjet/U dehën gjatë punës, shkarkohen dhe paditen dy vlerësuesit”

  1. pilo pela says:

    Do jen lagur nga shiu dhe duken si të dehur.Hidheni në gjyq ministrin.

  2. Demokrati i vërtetë says:

    U dehën, të shkretët, sepse kudo që shkonin, u jepnin raki për të pirë që të shtonin “dëmet”…Hahahahahaha…administratë rrumpallë…!

  3. risto says:

    po dehet burri me nje dopio???

  4. komunalja says:

    Puna eshte se ne cdo shtepi qe kane shkuar, u kane servirur nga nje dopjo raki “me pahir” (si ai muhabeti me mjeket e korruptuar).

  5. m says:

    jane dehur nga ata qe kane dashur te deklarojne humbje qe nuk i kane pasur

  6. ARDIAN says:

    ishin pijanec te vjeter jo te rinj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje