Ilir Hyseni, i dyshuar si drejtuesi i trafikut të kokainës, në laboratorin e zbuluar më 14 janar në Xibrakë të Elbasanit, pranon akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës,
Ferdinand Doja, avokati i të akuzuarit, në seancën që u zhvillua në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda ka theksuar se klienti i tij nuk ka apeluar masën e arrestit me burg, duke pranuar akuzën, pasi është kapur në flagrancë nga ana e policisë.
Por pavarësisht se Hyseni ka pranuar akuzën, avokati Doja është shprehur se ai nuk ka dhënë shpjegime.
Sa i përket hyrje-daljeve të Hysenit nga Shqipëria, sipas avokatit kjo ka ardhur pasi ai nuk ka qenë në kërkim, por nga ana tjetër avokati pranon se klienti i tij ka pasur probleme me drejtësinë në Kanada.
Lidhur me këtë çështje avokati Doja u shpreh se nuk ka dijeni nëse Ilir Hyseni ka përdorur në Kanada emrin e tij të vërtetë, apo emrin Bali Meta me të cilin kërkohet nga ana e Interpol-it kanadez.
“Nuk kam apeluar masën pasi klienti e pranon që është kapur në flagrancë. Klienti nuk pranon të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Nuk bëhet fjalë që ai të ketë këtë mendje, dhe kur është parë në media lidhur me këtë qëndrimi i tij ka qenë jo. Ai në Europë nuk është i kërkuar, më ka thënë se ka pasur një problem në Kanada. Unë hollësira për këtë nuk di, por di që ka pasur dikur një problem në Kanada, por nuk e di nëse ka dhënë emrin e tij ose jo”, theksoi avokati i Ilir Hysenit.
Ndërsa lidhur me Pranvera Ebeling, bashkëjetuesen e Hysenit, e dyshuar gjithashtu si pjesë e trafikut ndërkombëtar të kokainës, avokati Doja u shpreh se ka kontaktuar me telefon me të, duke nënvizuar se sipas tij, ajo nuk ka asnjë lidhje me laboratorin e kokainës, apo trafikun e drogës.
Sipas avokatit, Ebeling dhe Hyseni kanë vetëm marrëdhënie shoqërore, ndërsa e vetmja lidhje e saj me klientin e tij është automjetin me të cilin është arrestuar Hyseni në flagrancë mbrëmjen e 14 dhjetorit, në superaksionin e policisë në Xibrakë.
Por edhe pse Hyseni është arrestuar nën drejtimin e automjetit të Ebeling, sipas avokatit kjo nuk e përfshin atë në trafikun e drogës, pasi makinë në fjalë ishte për t’u dërguar në ofiçinë dhe përdorej shumë pak.
Doja theksoi po ashtu se Pranvera Ebeling nuk është në kërkim dhe se së shpejti do të vijë në Shqipëri për t’u përballur lidhur me akuzat e përfshirjes së saj në trafikun e kokainës.
“Sa i përket Pranverës, dua të sqaroj se ajo nuk ka asnjë lidhje me trafikun e kokainës. Unë kam kontaktuar jo drejtpërdrejt me të, por me telefon.
E vetmja lidhje që mund të them unë, është se automjeti që i është kapur Ilirit është i Pranverës. Është automjet që më shumë se sa e përdorte këtu e kishte ccuar në oficcinë. Me sa di unë për Pranverën nuk ka asnjë lloj akuze, as nuk është në kërkim. Ebeling ka marërdhëenire shoqërore, s’ka lidhje eme trafikun drogës, bisedova me Ebeling dhe do të vijë në Shqipëri për të qenë e gatshme për akuzën” , sqaroi Ferdinand Doja.
Ne Shqypni pushteti eshte i korruptuar deri ne palce dhe me ca rryshfete alla Like Floriri te darovitura ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur drogaxhiu Hyseni do ta “hedhe lumin” albanez, ndryshe po bashkepunoi me Drejtesine Mafia Nderkombetare e Kokaines ja pret koken si zog pule menjehere edhe sikur ne brimen e miut te fshihet, prandaj edhe keto deklarata debile te Hetuesise apo Prokurorise amatore shqyptare duket sikur po perhapen me qellim nga vete Hyseni per te shpetuar koken.
Celesat e qelise ne det!
Këtij zotnisë i janë premtuar ca muaj burg se ndryshe po fole ta heqim kokën, kshu që në rregull është burazeri. Le të hajnë mut drejtësia dhe policia bashkë edhe ne bashkë me ta. Deri sa atje në sallën e qenve, që drejtohet nga hajduti më i madh i Shqipërisë, të ketë njerëz nga të dyja palët Politike, që i kanë lyer duart me gjak e mbushur thesat me lekë, kështu do vazhdojë historia në Shqipëri.