Situata e rrugëve në vend sipas ARRSH, probleme nga rrëshqitjet e dheut

6 Shkurt 2015, 09:45Kronika TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) per akset kryesore kombetare raportojne per paraqitjen e veshtiresive ne kalimin e akseve kryesore ne vend , rekomandohet kujdes per shkak rreshjeve te shiut te dendura gjate nates , si dhe kalimi me zinxhire ne disa nga akset ne qarqet e vendit.

ARRSH dhe DPSHTRR ju apelojne gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.
Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 09:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Tiranë
Gjate gjithe nates dhe ne oret e mengjesit ka rreshje shiu me intensitet.

Akset jane te qarkullueshme, por ne segmentin Qafe Priske- Bize rekomandohet levizja me zinxhire.
Segmenti Qafe Priske – Shengjergj qarkullohet pa zinxhire.

Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika.

Durrës

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.

Te behet kujdes ne qarkullim, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Elbasan

Aksi Librazhd-Stebleve eshte i hapur.

Aksi Librazhd –Q.Thane eshte i kalueshem pa zinxhire.

Aksi Elbasan – Gjinar i bllokuar per shkak te çedimit prej me shume se 2.5-3 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan.

Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan.

Ne aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e guresh ne rruge gjatë natës. Jane marre masa per pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht.

Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne aksin Librazhd – Stebleve.

Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges.

Vazhdon të jetë i nderprere qarkullimi ne kete pike te aksit Elbasan -Gjinar.

Berat
Ne aksin Ura e Pilzes –Corovode ka renie të vazhdueshme guresh ne zonen e shkembit te “Selanit”.

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te qarkut.

Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve te dendura te ketyre diteve.

Vlorë
Gjate gjithe nates dhe ne keto momente ka rreshje me intensitet të dendur ne te gjithe qarkun.

Aksi i Vjeter Levan-Vlore eshte i qarkullueshem.

Ne Autostraden Levan-Vlore, kane ndodhur dy demtime si pasoje e rreshjeve. Vazhdon puna per riparimin e demtimeve te evidentuara.

Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne segmentet ku ka rreshqitje ose prani te ujit ne rruge.
Gjirokastër
Ka rreshje shiu.

Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze.

Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim.

Punohet intensivisht per pastrimin e akseve ne te dy keto segmente.

Ne aksin Permet – Çarshove, 2 km pa shkuar ne Petran, ka nje gerryerje te rruges nga uji. Eshte vendosur sinjalistika perkatese.

Ne aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, ne afersi te fshatit Shtëpëz, ka ndodhur nje shkarje masive ne krahun e poshtëm të trupit të rrugës. Jane marre masat per vendosjen e sinjalistikes perkatese, pasi ka devijim te drejtimit te levizjes.

Ju lutemi perdoruesve te rruges te respektojne sinjalistiken e vendosur!

Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge.

Perdoruesit e rruges te zbatojne sinjalistiken e vendosur ne segmentet ku ka shkarje.

Korçë
Ne te gjithe qarkun kane filluar rreshje te dendura shiu.
Situata po mbahet nen monitorim per oret ne vazhdim. Te behet kujdes ne qarkullim.

Aksi Korce-Dardhe qarkullohet me zinxhire.

Mjetet duhet te kene ne dispozicion zinxhire.

 

Kukës
Perseri ka patur shembje ne aksin Traget – Lekbibaj, qe kane shkaktuar veshtiresi ne qarkullim.

Ne aksin B.Curri – Valbone ka rreshje bore. Vazhdon te punohet per ta mbajtur rrugen te hapur.

Qarkullimi behet me nje korsi dhe nderrimi i mjeteve behet ne xhepa.

Te gjitha akset e Tropojes jane hapur dhe jane kriposur. Po mbahen ne monitorim te vazhdueshem. Rreshje bore ka patur edhe ne akset e tjera te Tropojes, por jane pastruar

Qarkullimi kryhet pa zinxhire .

Te tregohet kujdes ne qarkullim si pasoje e bores dhe lageshtise ne rruge.

Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne aksin B.Curri – Valbone.

Dibër

Ka rreshje shiu dhe ne disa zona si ne Kalane e Dodes , ne Bulqize dhe ne Stebleve ka edhe rreshje bore. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne te gjithe akset.

Te behet kujdes , sepse nga rreshjet mund te shkaktohen rreshqitje dherash.

Shkodër

Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Rruget jane te gjitha te hapura.

Ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi te zgjeruar.Po punohet per tahapur rrugen me dy kalime.

Renie guresh ka patur edhe ne disa akse te Pukes, por janë marre masa per pastrimin e tyre.

Nuk ka probleme per qarkullimin.

Te behet kujdes ne qarkullim, si pasoje e kohes me shira, te cilat mund te shkaktojne rreshqitje dherash dhe ngrica ne rruge.

Fier
Gjendja ne akset e Fierit paraqitet normale.

Vazhdon pastrimi Autostraden nga mbetjet e vershimit te ujerave dhe rreshjet e dendura.

Te behet kujdes ne levizje, per shkak te rreshjeve dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë
Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun.

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.

Te gjitha akset qarkullohen normalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje