Presidenti Nishani ka kërkuar angazhimin e institucioneve të shtetit për të ndihmuar në minimizimin e dëmeve nga përmbytjet në Jug të vendit.
Një ditë pasi ai inspektoi zonat e përmbytura, në një konferencë për mediat, tha se duhet ndërhyrje afatmesme nga ana e institucioneve shtetërore, pasi jeta ekonomike e banorëve do të vijojë të jetë e paralizuar.
Nishani tha se mos shlyerja e kredive në banka është problm kryesorë pasi investimet e tyre janë përmbytura krejtësisht.
“Problem mbetet shlyerja e kredive në banka. Situata mjaft serioze, banorët kanë humbur investimet e tyre dhe nuk mund të shlyejnë kreditë”,- tha Nishani.
Një ndër shqetësimet me të cilat ishte ndeshur gjatë takimit me banorë të zonave të përmbytura ishte edhe mungesëna e ushqimit për bagëtitë.
Në këto kushte Presidenti kërkoi vëmëndjene ministrisë së Bujqësisë për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura të shpëtojnë gjëne e gjallë.
“Në kontaktin që parta me banorët e zionave të përmbytura, kërkesa kryesore e tyre ishte ndihmë ushqimore për bagëtinë.
Do të jetë e pajustifikuara nëse numri i bagtive të humbura të thellohet për shkak të mungesës së ushqimit. Autoritet më informuan se ka angazhim për të kontraktuar dhe për të gjetur ushqim për bagëtitë. Qytetarët kanë më shumë nevojë për këtë lloj ndihme sesa ndihma për veten e tyre”, është shprehur kreu i shtetit.
Taulant Halili
Po ca flet ky mer. ka 1 jave qe ministri i ka kerkuar Bankes se Shqiperise dhe bankave te nivelit te dyte pezullimin e pagesave te kesteve te kredive per fermeret e zonave te jugut. Po del ky tani e po i qa hallin.