Kryebashkiaku Lulzim Basha mbledh shtabin e emergjencës për Tiranën, ndërsa u vlerësua se situata është nën kontroll. Sipas një njoftimi nga Bashkia e Tiranës, në terren janë shpërndarë mbi 900 punonjës për të mbajtur situatën nën kontroll si pasojë e shtimit te reshjeve te shiut.
“Jam këtu për të inspektuar shkollën “Qazim Turdiu” ku u raportua gjatë mbrëmjes një situatë me ujë në oborr të shkollës me një përmbytje të lehtë.
Për fat të mirë tashmë ujërat janë tërhequr. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha ka mbledhur shtabin e emergjencës së Bashkisë së Tiranës për t’i bërë ballë situatës së reshjeve.
Nuk bëhet fjalë vetëm për sot, por të dhënat meteorologjike tregojnë që deri të dielën ka për të pasur reshje. Për momentin kemi më shumë se 930 forca të Bashkisë të ndërmarrjeve të ndryshme, plus Ujësjellës kanalizimet të cilët monitorojnë Tiranën në pika të nxehta.
Për fat të mirë, rreziku më i madh i Tiranës, që është Lumi i Tiranës, tashmë për shkak të punimeve të kryera atje është shmangur.
Vjet në një situatë si kjo, ne kemi pasur më shumë se tetëqind shtëpi dhe banesa, si dhe dëme të thella materiale në të gjithë banorët.
Kurse tashmë për shkak të punimeve të bëra nga Bashkia e Tiranës, pavarësisht se ato janë bllokuar me urdhër politik, kjo situatë për fat të mirë nuk verifikohet më”, tha Bozdo.
Ndërkohë qe parashikohet shtimi i reshjeve te shiut, nënkryetari i Bashkisë i ka bërë thirrje bizneseve të cilat kanë objekte poshtë nivelit te rrugës, të marrin masa për të parandaluar dëmet që mund të shkaktohen nga rritja e nivelit të reshjeve.
“I bëjmë thirrje biznese që për shkak të ditëve që do të vijnë të cilat pritet që të jenë me reshje, ato veçanërisht që ndodhen nën nivelin e rrugëve dhe nën nivelin e ujërave të marrin masa për të shmangur derdhjen e ujërave në mjediset e tyre dhe i themi gjithë Tiranës se Bashkia e Tiranës është në një pozicion pritje, kemi shpërndarë të gjitha forcat tona.
Do ndërhyjmë me shpejtësinë më të madhe, ashtu si ndërhymë në përmbytjen e fundit për të bërë ç ‘është e mundur për të lehtësuar një situatë të mundshme emergjente që mund të pritet këto ditë.
Thirrja ime shkon përsëri për qeverinë, shkon për kryeministrin Edi Rama, i bëj thirrje që të zhbllokojë projektin e Bulevardit dhe të Lumit të Tiranës, në mënyrë që ne t’i japim një zgjidhje përfundimtare jo vetëm çështjes së përmbytjes, por edhe çështjes së një infrastrukturave të mirëqenë për Tiranën”, tha Nënkryetari i Bashkisë.
Operazioni doli me sukses! Pacienti vdiq!
Kujdes mos lagen shinat e tram-it.
Lul Basha mendje ndritur kur flet…: ..ne shkollen Qazim Turdiu..per fat te mire ujrat jane terhequr..lumi i Tiranes rrezik i madh…por per fat te mire…qeveria te cbllokoje projektin e bulevardit te Tiranes..qe te shpetoje nga …permbytja?!?! Lum si Tirona per kete BIRBO qe ka..nuk e di a shkon per “Make Up” ku djale i bukur. I shkreti popull cfare politikanesh i kane rene per pjese dhe jo vetem Lul B… po dhe gjithe te tjeret nga te gjithe anet,bashke me ca analist si Tos Lubjana qe kane rrjedh nga trute fare. “Zoti” na rregullofte se natyra po na sulmon pa meshire.