Adriatik Llalla transferon 11 prokurorë, pak ditë më parë lëvizi edhe 7 të tjerë

6 Shkurt 2015, 16:55Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i ka propozuar presidentit Bujar Nishani transferimin e 11 prokurorëve.

Këto transferime vijnë vetëm pak ditë pas nga Prokuroria e Përgjithshme, Llalla transferoi në prokuroritw e rretheve 7 prokurorë, që prej vitesh shërbenin pranë organit qendror të akuzës.

ABC mësuar se anëtarët e Këshillit të Prokurorisë, në një mbledhje që ka zgjatur vetëm disa minuta, kanë miratuar në unanim të plot emrat që zyra e kryeprokurorit i ka sugjeruar për transferim.

Sipas këtyre burimeve, disa nga këta prokuror që janë lëvizur nga vendet e ushtrimit të detyrës, jo vetëm që nuk janë njoftuar nga zyra kryeprokurorit, por edhe nuk janë pyetur siç e parashikon ligji në rastet e transferimit.

Këtë lëvizje, Prokuroria e Përgjithshme i  ka argumentuar si forcim i disa strukturave, të cilat kanë volum të lartë pune dhe kërkohet forcimin i kapaciteteve njerëzore për të siguruar shpejtësinë dhe cilësinë e hetimit.

Por, ajo që bie në sy nga lista e transferimeve të 11 prokurorëve, mes të tjerëve është transferimi i prokurorit Ramadan Troci në Vlorë, i cili pak ditë më parë është komanduar në krye të akuzës.

Pritet që me transferimin e tij, prokrurori Troci të emërohet si drejtues i kësaj prokurorie.

Po në të njejtat pozita është edhe prokurori Artan Madani, që do të drejton Prokurorinw e Kavajës, pasi për momentin është i komanduar në këtë detyrë.

Mes të lëvizurve janë edhe dy prokurorw të krimeve të rënda, Ylli Bedalla dhe Ardian Nezha.

Ky i fundit njihet si prokurori i shumë dosjeve të bujshme që janë hetuar e gjykuar pranë këtij institucioni, ku se fundmi është pjesë e grupit heimor që zbuloi “bandën” e tritolit me të pandehur Julian Sinanajn e shumë dosje të tjera.

2 komente në “Adriatik Llalla transferon 11 prokurorë, pak ditë më parë lëvizi edhe 7 të tjerë”

  1. Zani T. says:

    Ne unanimitet te plote!

  2. Treviso says:

    A mos eshte loje e kryeprokurorit kjo, e telekomanduar nga S………?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje