Pas videos së publikuar nga News 24, lidhur me një rast tjetër ku një punonjës policie përfshihet në një debat verbal me disa qytetarë, Ministria e Brendshme ka sqaruar se polici Preng Lepuri është pezulluar menjëherë pasi forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe jo pas bërjes publike të rastit.
Deklarta e Ministrisë së Brendshme:
Lidhur me pamjet e transmetuara në TV News 24, ku një punonjës policie ishte përfshirë në një konflikt verbal me një qytetar, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron:
Ditën e shtunë, në datë 7 shkurt 2015, salla operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë është njoftuar për një konflikt midis disa banorëve në rrugën “Koli Bano” në Laprakë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë së Komisariatit nr.3, të cilët kanë konstatuar se disa banorë, mes të cilëve edhe shtetasi Preng Lepuri, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Nr.5 në Tiranë, kanë qenë duke u konfrontuar verbalisht me një person tjetër, banor i të njëjtit pallat.
Shkak i konfliktit ka qenë një ndërtim që banori i katit të parë ka dashur të bëjë në apartamentin e tij, duke e kthyer një dritare në derë, gjë që ka hasur në kundërshtimin e banorëve të tjerë, përfshirë punonjësin e policisë Preng Lepuri, i cili në atë moment nuk ka qenë në shërbim.
Punonjësi i policisë është shoqëruar në komisariat, ku i është bërë nënshtruar edhe testit të alkoolit, i cili ka dalë në nivelin 0,5%.
Punonjësi Preng Lepuri është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij kanë nisur procedurat për ndëshkim disiplinor.
Nga ana tjetër Komisariati i Policisë Nr.3 në Tiranë ka nisur procedimin penal për ndërtim të paligjshem ndaj shtetasit që ka qenë duke duke ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
Ministria e Punëve të Brendshme fton edhe një herë të gjithë qytetarët që të denoncojnë me foto apo video çdo shkelje të punonjësve të policisë që mund të evidentojnë, sepse kështu do të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e standardit të Policisë së Shtetit. /j.h
Po çfare te bejne banoret e shkrete , te vjen nje katunar ne katin e pare dhe i degjeneron jeten gjothe pallatit. Vetem ta vrasesh se s’ke qar ben.
Keshtu sic shkruhet ketu behen punet e shtetit,mbaj mend se shumica e ndertimeve per gjat Lanes ne Tirane kishin ndonje polic prane!
mos ka qen ne sherbim anej nga parlamenti qe ka qen tap