Energjia/5807 kontrolle, 122 rate të vjedhjes

8 Shkurt 2015, 12:52Kronika TEMA

Policia e Shtetit dhe OSHEE vijojnë operacionet e përbashkëta kundër abuzuesve të energjisë elektrike.

Sipas një njoftimi zyrtar, në   të  gjithë  vendin  gjatë  kësaj  jave   kanë  vepruar   135 grupe  tëpërbashkëta  Polici – OSHEE, çdo ditë.

“Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici- OSHEE në 5807 raste.  Si  rezultat  i  kontrolleve  të  kryera  në  terren   në  abonentët  biznes  dhefamiljarë, janë evidentuar  122 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 122  autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë  35 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Janë  shpallur në kërkim  37 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë  50persona.

Gjithashtu  janë ndërprerë 4400 lidhje të abonentve debitorë dhe 122 lidhjetë paligjshme.

Si dhe  janë kontrolluar  301 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje