Gjikës do t’i komunikohet masa e sigurisë në spital

8 Shkurt 2015, 09:57Kronika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika do të njihet sot me masën e sigurisë të marrë paraprakisht për të, nga Gjykata.

Prokurori i dosjes dhe trupa gjykuese do të udhëtojnë drejt spitalit ku qëndron i shtruar i zgjedhuri lokal, në Tiranë.

Gjika do të njihet me masën e sigurisë, të cilën mund ta ankimojë më pas në Apel.

Gjithashtu Gjika pritet t’i nënshtrohet koronarografisë , pasi sipas mjekëve shëndeti i tij vijon të jetë me probleme.

Pas ekzaminimit të tij, mjeku ka këshilluar autoritet e spitalit të burgut që Shpëtim Gjika të mos trajtohej në këtë institucion por të shtrohej në repartin e kardiologjisë, për mbajtjen më nga afër në kontroll të gjëndjen shëndetësore.

Nga ana tjetër familjarë e të afërm të Shpëtim Gjikës, kanë kërkuar që ai të transportohej në një spital privat, ku ata kishin zgjedhur Spitalin Amerikan, për shkak të mundësimit të paisjeve teknologjike dhe shërbimit mjekësor të specializuar. Shtrimi në këtë spital, ka shënuar ditën e dytë që Shpëtim Gjika ka qëndruar i shtruar në spital në gjëndje jo të mirë shëndetësore.

Shpëtim Gjika u arrestua 2 ditë më parë në banesën e tij në Vlorë, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave.

Bashkë me të, prokuroria ka vënë në akuzë edhe shefen e urbanistikës së Bashkisë dhe një ndërtuesin Artur Haxhi, i cili ka ngritur një pallat 11 katësh në qytetin bregdetar, dyshohet me leje të parregullt.

2 komente në “Gjikës do t’i komunikohet masa e sigurisë në spital”

  1. HAJDUTI says:

    vajmedet sa kan vjedhur…..

  2. keti says:

    Harram harram harram o edvin kristaq rama.jo pse arrestove gjiken por sepse perdor pushtetin e ps e socialisteve per te kenaqur njerzit qe ti ben orgji.nje fjale paska paaur te drejt sali berisha qenka moster,mos mornjohes ndaj atyre qe te ndimuan te ulesh ate bythen tende ne ate karrige.kurr ske per te ber hajer.ti je pervers.bashke me ministrat e tuj.cou mor blush boll shkruajte romane ne dardh.cou hidheni kete legen sepse shum shpejt do te vi rradha dhe ty jo se ke ber gje por per qef te rames.do shkruash romane ne burg pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje