Mbrëmë rreth orës 02.40 minuta në fshatin Bardhaj në Shkoder është hedhur në erë automjeti i kryetarit të Komunës Shalë.
Një sasi lënde eksplozive i ishte vendosur mjetit të kreut të Komunës, tip Nisan, parkuar në oborrin e banesës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Balë Vuksani, është i zgjedhur në 2011 si kryetar i Komunës, nga aleanca e majtë.
Policia ka nisur hetimet, p or ende nuk ka të dhëna konkrete mbi motivet e krimit apo autorësinë.
Janë shoqëruar disa persona për të ndihmuar zbardhjen e ngjarjes, përmes dëshmive.