Gjykata e Vlorës vendos sekuestron e pallatit 11 katësh në Sheshin e Flamurit

10 Shkurt 2015, 10:52Kronika TEMA
Gjykata e Vlorës vendos sekuestron e pallatit 11 katësh në

Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive për objektin godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, i ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, si dhe u vendos nën  sekuestro edhe zyra e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Nga hetimi i Prokurorisë, rezulton se ky ndërtim (pallati 11-katësh) dyshohet se është produkt i veprave penale të “falsifikimit të dokumenteve…” dhe “mashtrimit…”, vepra për të cilat është vendosur nga gjykata masa e sigurisë “arrest me burg” për përfaqësuesin ligjor të shoqërisë së ndërtimit, shtetasin Artur Haxhi. Ndërsa sa i takon zyrës, hetuesia ka kërkuar sekuestrimin saj për arsye dokumentacioni.

Konkretisht tek zyra e Gjikës kërkohet librin i protokollit për mbledhjet e KRRT së Vlorës. Në fakt ky libër duhej të ishte në zyrën e arshivës, por në momentin e arrestimit, kryebashkiaku ka bërë të ditur se libri gjendet në zyrën e tij.

Po ashtu, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës…”; “falsifikimit të dokumenteve…”; “ndërtimit të paligjshëm…” dhe “veprime që pengojnë hetimin…” gjatë hetimit për këtë ndërtim, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasen Doriana Sulaj, zyrtare e lartë në Bashkinë e Vlorës, si edhe u vendos fillimisht masa “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë Vlorë, shtetasin Shpëtim Gjika, masë e cila u zëvendësua më pas në ‘detyrim për paraqitje…” për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.

Anisa Xhani

3 komente në “Gjykata e Vlorës vendos sekuestron e pallatit 11 katësh në Sheshin e Flamurit”

  1. ateisti says:

    Pallati 11 katesh ne Sheshin e Flamurit ne Vlore eshte nje skandal i papare!
    Nje skandal arkitektonik,ne nje vend kombetar historik.
    Mafia e bashkise e beri.
    Po,ku ishin arkitektet,urbanistet,intelektualet e Vores per ta kundershtuar kete shemtire dhe shkaterrimin shumevjeçar te Vlores?
    Kishin frike apo ishin edhe ata pjesetare ne krim….
    OMERTA !

    1. lumasi says:

      omertà kjo është fjala që përshkruan më mirë shqipëtarët.

      besa, mikëpritja, bujaria… janë viryte që këndohen nga rapsodët te eposi i kreshnikëve dhe jo të shqipëtarve të sotëm.

  2. mira says:

    Behet fjale per pallatin ne shesh te flamurit qe eshte se funmi ne pronesi te Sulo Shehehut????
    Ka 25 vjet qe ka rrethu sheshin e Flamurit
    Kur vizitojm ndojher Shqiperine na le shije te hidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje