Pas kontrollit të ushtruar në zyrën e kryebashkiakut Shpëtim Gjika , hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë asnjë dokument, që i vjen në ndihmë Prokurorisë për hetimet e saj.
Kështu ka deklaruar një prej avokatëve të kryebashkiakut, Kastriot Brahimuça.
Ai është shprehur për mediat lokale të Vlorës se hapja me forcë e zyrës së Gjikës është e kundraligjshme.
Avokati është shprehur gjithashtu se Gjika vijon të ruhet me policë në spitalin e Tiranës , ku ndodhet në kujdesin e mjekëve , pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit të tij.
Gjykata ka vendosur ndaj Gjikës masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendim i cili nuk është ekzekutuar ende.
Anisa Xhani
Sa budallenj polic e prokurore- prokurore dhe polic. Po protokollet e mbledhjeve more dertimen nuk rrine nen prapanicat e kryetarit. Ata i keni patur sa here keni dashur por dhe tani ne sekretarite e instuticionit.
Cfare jene keta shfaqje bajate qe jepen.
Ik ore burracak,po nga kjo lengate vetem Heriles i erdhi “keq” qe pas “presionit” te miqve qe u ke bere “ndere” ti apo edhe pas mosnderhyrjes ne punet e drejtesise (“se te dy palet e duan drejtesine te pavarme”) , ne spektatoret (populli qe respekton ligjet) na mbetet vetem te shpresojme te DREJTESIA HYJNORE SE EDHE AJO NUK HARRON.Eshte ironi e madhe ker sheh devotshmerine e prokurorise dhe gjykates .
Deri atehere Shpetim je kthyer ne gjah dhe pa te hequr lekuren kjo lukuni qe gjoja ben drejtesi nuk kane per te te leshuar.Te jap nje keshille une ,prano fejesine ,kerko gjykim te shkurtuar dhe jeto pjesen tjeter te jetes ne paqe me zotin dhe shlyej mekatin qe ke bere.Keshtu te pakten do shpetosh ndonje gje ,perfshi ketu edhe ate pak burreri nese te ka mbetur.Keta qe gjoja te mbeshtesin kane vetem nje problem,jane njelloj si ty dhe perjetojne ndjesine tende ,ata te tjeret te te marrin ato qe ti u ke marre te tjereve padrejtesisht duke shkelur ligjet.
Po normale, Gjika mund te jete hajdut e mashtrues po kurresesi budalla