Ngjarjet e mëngjesit të së martës, ku tre shpërthime me eksploziv tronditën kryeqytetin janë pasqyruar edhe nga media të rëndësishme ndërkombëtare.
Reuters, Fox News, ABC News, Associated Press, etj kanë theksuar se shpërthimi me eksploziv është vendosur ndaj biznesit të familjes së Ministrit të Brendshëm dhe afër banesës së një oficeri policie.
Mediat e huaja kanë cituar se nuk ka të lënduar, por kanë cituar qëndrimin e kryeministrit Rama, që i ka quajtur sulmet akte terroriste dhe si të lidhura me njëra-tjetrën.
Shpërthimet janë cilësuar si një kërcënim i hapur ndaj qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm pas masave të ashpra që Shqipëria ka ndërmarrë në luftën kundër krimit./j.h
Fox News nuk e quan akt terrorist, por thote qe “kryeministri e quan akt terrorist”