Policia e Tiranës zbardh bilancin dy javor të punës së bluve të kryeqytetit dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në kuadër të ndalimit të personave që kapen duke vjedhur energji elektrike.
Gjatë dy javëve të fundit, janë realizuar 830 procedime penale, ndërsa janë zbuluar 824 autor.
Po ashtu mësohet se janë arrestuar në flagrancë nga strukturat e policisë 392 shtetas ku 6 prej tyre janë punonjës OSSHEE.
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, për 89 shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë Arrest burg. Për 189 shtetas Gjykata ka vendosur masën Detyrim paraqitje. Për 2 shtetas Gjykata ka vendosur lirim i menjëhershëm. Për 69 shtetas Gjykata ka vendosur masën e sigurisë Arrest shtëpie. 42 shtetas janë ende të pritje për të dalë në Gjykatë.
Autor të shpallur në kërkim nga strukturat e policisë janë 271 shtetas. Autor të proceduar në gjendje të lirë nga policia 210 raste.
Nga strukturat e policisë së Tiranës janë realizuar 34.223 raste të ndërprerjes së energjisë elektrike. Këto operacione do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme duke koordinuar veprimet me OSHEE dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë duke arrestuar në kushtet e flagrancës ata shtetas të cilët vjedhin energjinë elektrike /gj.k/
me kenaqesi do pres rezultatet e fituesit ne zgjedhjet e qershorit,shpresoje qe populli te ndergjegjesohet qe te perfundoje i arrestuar ne emer te popullit… pak groteske por qe na rri mire si feste??besoje se perralla do mbese pa fabul
Sipas teje populli te ‘ndergjegjesohet’ dhe te zgjedhe rrumpallen ku ishte dhe gjysma te rifilloje te vjedhe e te ngrohet me kondicioner,kurse gjysma tjeter qe paguan dritat te ngrogen me pagure uji…bile te mbajne mbi kurriz edhe parazitet qe vjedhin…
Po si nuk turp,mentalitet si i yti e kane kthyer vendin ne rrumpallen me te madhe e te padrejte te europes.A ju dhjefsha trute o kafshe,njerez ju byk beheni kurre.
Sipas teje populli te ‘ndergjegjesohet’ dhe te zgjedhe rrumpallen ku ishte dhe gjysma te rifilloje te vjedhe e te ngrohet me kondicioner,kurse gjysma tjeter qe paguan dritat te ngrohen me pagure uji…bile te mbajne mbi kurriz edhe parazitet qe vjedhin…
Po si nuk turp,mentalitet si i yti e kane kthyer vendin ne rrumpallen me te madhe e te padrejte te europes.A ju dhjefsha trute o kafshe,njerez ju nuk beheni kurre.