Tritoli te “Vasil Shanto”, aty parkonte makinën Bashkim Tahiri

11 Shkurt 2015, 11:33Kronika TEMA

Duket se edhe tritoli i vendosur tek stacioni i autobusit në “Vasil Shanto”, ka pasur lidhje me babain e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas “Shqip”, aty pranë parkonte makinën Bashkim Tahiri.

Për fat të mirë, lënda plasëse nuk shpërtheu, pasi lajmërimi i shpejtë i policisë mundësoi shpërthimin e kontrolluar dhe shmangu ndonjë ngjarje tepër të rëndë.

Personi apo personat përgjegjës, kishin vendosur dy kallëpe tritoli, me nga 200 gramë secila, gati për të shpërthyer.

Ndërkohë, banesa e Bashkim Tahirit, do të ruhet nga efektivët e policisë, deri në një moment të dytë kur të klasifikohet rëndësia e rrezikimit të jetës së familjes Tahiri.

Banesa e Bashkim Tahirit në rrugën “Komuna e Parisit” është marrë në mbrojtje nga 2 efektivë të Gardës së Republikës.

Vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, tha se shpërthimi tek farmacia e babait të Saimir Tahirit dhe ai te “Vasil Shanto”, mendohet se kanë lidhje me njëri-tjetrin./b.l

1 komente në “Tritoli te “Vasil Shanto”, aty parkonte makinën Bashkim Tahiri”

  1. enter''" says:

    Nuk mban me uje pilafi, fusni ne burg Berishen e Bashen, dhe kushdo qe do ngrihet te protestoje kundra arrestimit, te futet ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje