Vlorë/ Prokuroria bllokon “11 katëshin’’, banorët kundërshtojnë sekuestrimin e tij

11 Shkurt 2015, 12:07Kronika TEMA

Pas bllokimit të pallatit 11 katësh në sheshin e “Flamurit” në Vlorë, banorët kanë kundërshtuar sekuestrimin e tij.

Gjysma e pallatit për të cilin dyshohet se është ndërtuar me leje të falsifikuar , është i banuar.

Prokuroriia ka vendosur masën e sekuestros të 11 katëshit , deri në përfundim të hetimeve.

Në lidhje me këtë ndërtim po procedohen penalisht , kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, shefja e urbanistikës në Bashkinë e Vlorës Dorjana Sulaj , si dhe ndërtuesi Artur Haxhi.

Grupi i hetimit ka hyrë me forcë gjatë ditës së djeshme në zyrën e kryebashkiakut të Vlorës , për të sekuestruar dokumentet e nevojshme për hetimin, pasi kryebashkiaku Gjika nuk ka pranuar të dorëzojë çelësin e zyrës.

Por sipas avokatit mbrojtës të Gjikës, hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë asnjë dokument që e implikojnë Gjikën në akuzën e ngritur nga prokroria atë të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”./A.XH

2 komente në “Vlorë/ Prokuroria bllokon “11 katëshin’’, banorët kundërshtojnë sekuestrimin e tij”

  1. goni says:

    C’eshte kjo kioske ne mes te Vlores mor aman.As Italia se shemtoi Vloren keshtu po i la ato pak ndertesa te bukura dhe me vlere edhe sot.Jo burg por te tridhet se eshte i paafte.

  2. skelari says:

    ne vende te tradites dhe historise u ndertua ky mal qe i zuri frymen sheshit. turp. ka vetem nje emer. korrupsion. ne ate vende kishte shtepi shume te vjetra vlonjate qe mundet fare thjeshte te restauroheshin duke rruajtur traditen. ndodhej nje club i vjeter dhe nje sheshe me histori per qytetin, sheshi -GREVA-. shembull i babezise dhe korrupsionit te drejtuar dhe ideuar nga klani gjika. lekaxhinjte e bashkise se vlores qe shesin edhe shpirtin e tyre per para e jo me qytetin qe e bene carcaf. jeni shumica o fshatare te ardhur barbare e te pa shpirte, jeni shumica e votoni si doni e ke doni. kaosin e keni ne gjake, klani gjika ju frymezoi ne anarshine tuaj pa kufi. vazhdoni barbare, ta gezoni qytetin pleraaaaaaaaaaaaaaaaaaa me ne krye krye pleren shpetim gjika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje