Rreth 200 balena pilot janë bllokuar në një plazh të Zelandës së Re, të premten dhe dhjetra pritet që të ngordhin.
Qindra njerëz, të dashuruar pas kafshëve u dyndën në zonën e largët në një përpjekje të dëshpëruar për t’i drejtuar sërish balenat në det.
Mendohet se të paktën 25 prej krijesave nga 198 ngordhën mëngjesin e së premtes, pasi punëtorët e shpëtimit luftuan për t’i çuar ato sërish në det në kushtet e një batice të lartë.
Gjitarët e bllokuar u gjetën të bllokuar në Farewell Spit, një vend i njohur si plazhi i balenave.
Rreth 80 punëtorë dhe vullnetarët u përpoqën të shtyjnë balenat drejt ujërave të thella, por batica jo vetëm që i ka penguar, por edhe nëse ato shtyhen drejt detit askush nuk mund të sigurojë se ato do ia dalin të mbijetojnë.
Balenat pilot rriten deri në 6 metra dhe ato zakonisht ngecin në masë gjatë muajve të verës në plazhet e Zealandës së Re./j.h
Mish falas per grekun !!!!