Gjyqtarët thonë se kanë ndërhyrje nga deputetët për vendimet që marrin

15 Shkurt 2015, 14:29Kronika TEMA

Gjyqtarët deklarojnë se kanë ndërhyrje nga deputetë drejtues të pushtetit lokal, si dhe nga avokatët në dhënien e një vendimi.

Ministria e Drejtësisë, duke iu referuar sondazhit të bërë në vitin 2012, bën të ditur se vetë gjyqtarët e pyetur janë shprehur se:

“Ndërhyrjet më të mëdha me qëllim ndikimin e vendimit të gjykatës vijnë nga avokatët dhe zyrtarë apo drejtues të pushtetit lokal. Në Tiranë kjo ndërhyrje është më e madhe nga deputetë dhe zyrtarë të lartë”.

Ndërsa gjyqtarët rendisin si shkaktar kryesor të dështimit të proceseve “apo zgjatjes së tyre mungesën e dëshmitarëve në gjyq dhe mungesën e avokatëve.

Po ashtu një vend të konsiderueshëm zënë edhe arsyet që lidhen me boshllëqe ligjore”.

Sakaq, gjyqtarët shprehen se vendimet që merren në shkallën e parë janë në një nivel më të mirë gjykimi.

Duke shprehur rezerva për vendimet në shkallën e dytë apo dhe në Gjykatën e Lartë.

“Gjyqtarët mendojnë se niveli i gjykimit është më i mirë në shkallën e parë dhe më pas përkeqësohet në shkallën e dytë, për të pësuar një ngritje të lehtë në Gjykatën e Lartë”, thuhet në raportin e Ministrisë së Drejtësisë.

5 komente në “Gjyqtarët thonë se kanë ndërhyrje nga deputetët për vendimet që marrin”

  1. ago says:

    Deputetet e te dy kraheve te politikes nuk kane moral te bejne reformen ne drejtesi.
    Turp per PS-ne qe ka njemilion votat per te shkulur regjimin despotik te Berishes,nga Presidenti,Kushtetusja, Gjykata e Larte,Gjykatat e Apelit, Prokuroria,SHIK-u, Kontrolli Larte i Shtetit dhe ne gjithe arteriet e pushtetit. Keto vemje te ketij pushteti qe populli permbysi me 23 qershor me vota, po e brejne te majten.

  2. ***** says:

    Keto jane te qarta per popullin ,por Rilindja nuk i pranon keto akuza .
    Deri kur do te vazhdoje te jete gjykata ne varsi te pushtetareve?????

  3. nard ndoka filozof says:

    psh tom doshi nderhyri qe te mbyllej ceshtja e tij me drogen e kapur gjate operacionit te policise “viluni”. tani nese gjykata eshte e pd-se dhe policia do ta ndali drogen e tom doshit, por gjykata e mbeshtet. me ke i bie te jete trafikanti doshi? po nese edhe berisha i bie trafikantit doshi ne parlament, me ke i bie te jete ky? me duket se me askend. futeni ne burg atehere se s’i duhet dreqit nje lek.

  4. lumi says:

    po pse ca prisnit ju me gjithe ata deputete te inkriminuar

  5. anonim1234 says:

    Pse gjithe ato masa sigurie arrest me burg per vjedhesit e energjise si u caktuan?! me presion direkt me tel. Imagjino ca behet pastaj per interesa personale. Gjithsesi dhe gjyqtaret qe i pranojne keto nderhyrje, qe jane shumica derrmuese, jane njerez plot mekate qe s’kane bythe t’i dalin kunder politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje