Minks/ Gjendet i vdekur bosi kirgiz i krimit Almambet Anapiyaev

20 Shkurt 2015, 13:31Bota TEMA

Bosi i njohur kirgiz i krimit, Almambet Anapiyaev, është gjetur i vdekur në Minsk të Bjellorusisë.

Ministria e Brendshme e Kirgizisë ka thënë se trupi i tij është gjetur me plagë nga thika dhe me një pasaporte false ruse.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.

Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar Anapiyaevin në dhjetor të vitit 2012.

Anapiyaev ka qenë i kërkuar në Kirgizi për lidhje të dyshuara me vrasje të profilit të lartë gjatë sundimit të ish-presidentit Kurmanbek Bakiev.

Ky i fundit është përmbysur në vitin 2010 nga protestat e dhunshme antiqeveritare.

Bakiev dhe disa të afërm të tij jetojnë në Minsk qysh më 2010.

1 komente në “Minks/ Gjendet i vdekur bosi kirgiz i krimit Almambet Anapiyaev”

  1. racionali says:

    Pune kriminelesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje