Ylli i filmit Star Trek, legjenda Leonard Nimov është shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve nga spitali i UCLA Medical Center në Los Angeles, aktori vuan nga një sëmundje e rëndë në mushëkri.
82 vjeçari është i njohur për rolin e tij si Spock tek Star Trek dhe është shtruar disa herë në spital muajt e fundit.
Prej disa kohësh aktori u diagnostikua me sëmundje të rëndë në mushëkri, 30 vjet pasi hoqi dorë nga pirja e duhanit.