Aktori amerikan Leonard Nimoy, i cili është i njohur për rolin e tij si Zoti Spock në seritë e filmit fanta-shkencor Star Trek, ka vdekur në moshën 83 vjeçare në Los Angeles, kanë konfirmuar familjarët e tij.
Djali i tij Adam, tha se ai vdiq të premten në mëngjes pas një sëmundje kronike të mushëkrive.
Leonard Nimoy pati një karrierë të gjatë si aktor dhe regjisor.
Gjithsesi ai do mbetet në mendjen e publikut për rolin e tij në Star Trek si gjysmë- njerëzor dhe gjysmë-vulkan-or.
Vitin e kaluar aktori zbuloi se vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, pavarësisht se kishte ndaluar së piri duhan 30 vjet më parë
Në fillim të javës ai u shtrua në gjendje të rëndë në spital.
Twitteri i tij i fundit ishte: “Jeta është si një kopësht. Mund të kemi momente perfekte, por s’mund t’i ruajmë përveçse në mendjen tonë”./j.h
Keni vene foton e gabuar.Gjeni filmin e 30 viteve me pare .
Nuk eshte ky leonard nimoey
Ngushellime per Mister Spock.
Tani po. Ky eshte legjenda e Star Trek…..SPOKU ,qe para 35 vitesh transmetohej nga kanalet e huaja dhe kishte shume shume seri. Film fantastik dhe shume objekte qe perdornin personazhet ne film tani jane ne perdorim te perditshem.