Prej disa javësh përflitet se ish- i dashuri i Rihannas, Chris Brown ka një fëmijë muajsh me një shoqen e tij të vjetër.
Sipas TMZ shoqja, që është bërë nëna e fëmijës së Brown është një modele nga Teksasi e quajtur Nia Amey ( Nia Gonzalez).
Dhe fakti tjetër interesant është se ish-e dashura e këngëtarit, Karrueche Tran e cila u nda prej tij sot, jo vetëm që e njeh Nian por edhe ka bërë festa me të.
Bravo Brown, gjithnjë ka pasur shije të veçanta kur vjen puna tek femrat. Por faktin e të pasurit një fëmijë me një femër që ia njihte dhe e dashura, i ka kushtuar një ndarje tjetër Chris Brown. Karrueche Tran i ka dhene duart Chris menjëherë dhe i ka uruar jetë të lumtur me familjen e tij./