Në një intervistë për ABC News, eurodeputeti Charles Tannock, që është raportuesi në hije për Shqipërinë, është shprehur, se çështja Doshi ngjan me një skenar filmi Hollivudi.
Charles Tannock shpreson, që këto akuza të mos të jenë të vërteta, pasi nëse ato do të provoheshin si të vërteta, sigurisht që do të ishte shumë shqetësuese, destabilizuese dhe e disfavorshme për vendin .
Këtë intervistë , eurodeputeti Charles Tannopck e ka dhënë pas takimit të grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të Komisionit të Jashtëm të PE-së, ku pati një shkëmbim idesh me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.