Spiropali dorëhiqet nga doganat pas lindjes së vajzës

6 Mars 2015, 18:33Politika TEMA

Elisa Spiropali ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si Drejtoreshë e Doganave.

Këtë lajmërim Elisa e ka bërë në Facebook ku ka shkuar se tashmë do i përkushtohet mëmësisë. Mesa duket mes punës dhe familjes ka fituar kjo e fundit dhe Spiropali gjithë energjitë e saj ka vendosur t’i akushtojë të bijës, Nalta.

Në një letër drejtuar bashkëpuntorëve të saj në dogana Spiropali shkruan:

Jua kërkoj këtë e bindur se ju nuk do ta merrni si një llogari egoiste. Nuk ka asnjë dobësi në këtë tërheqje.

E gjitha lidhet me përjetimin tërësisht individual të të bërit rolin e nënës me preokupimet përkatëse, pasi jam mësuar deri këtu të bëj vetëm vajzën. Por edhe me bindjen se tërheqja ime nuk do të krijojë asnjë boshllëk tashmë që themelet e punës sonë janë hedhur.

Një vit e gjysëm nuk është mjaft për të bërë bilancin e një pune që vazhdon.
Por unë sapo përjetova momentin më të rëndësishëm në jetën e një gruaje, lindjen e fëmijës së parë. Prandaj edhe dua mirëkuptimin tuaj për ndërprerjen e shërbimit tim në krye të Doganës Shqiptare.

Spiropali rreshton pastaj dhe disa prej arritjeve të doganave shqiptare dhe shpreh falenderimet për bashkëpuntorët e saj./j.h

5 komente në “Spiropali dorëhiqet nga doganat pas lindjes së vajzës”

  1. veriori says:

    vendim i thelle njerezor

  2. Poli says:

    Elisa vajze e shkelqyer, modeste e afert me personelin e drejte dhe e ndershme. Drejtoi shume mire duke u mbeshtetur teknprofesionistet( ndryshe nga nje homologe e vet) ka realizuar planin cdo muaj.

  3. Spartaku says:

    Elisa! ju uoje,tju rroje vajza,me jete te gjate,e lumtur dhe me fate.Jini nje nga me te pergatitutar,dhe me te zonja,qe gjate punes tende si drejtoresh e doganeve,tregove nje aftesi maksimale,dhe e shoqeruarr me rezultate te shkelqyera.Ju uroje gjithe te mirat drejte nje te ardheme ne ngjitje sa me larte.

  4. Tonini says:

    Tani Toma i ka rruget hapura per kontrabande dhe sherri mes tij dhe gjithe te tjetereve do te marre fund. Fajin do ta kete vetem vrasesi i supozuar i cili do zhduket ne nje menyre apo tjeter dhe ne Shqiptaret do jetojme te lumtur me shushnjat qe si puna Tomes i kemi ne krye e mburremi cdo dite.

    Rrofte rilindja rrofte hajduteria rrofte mos-ndeshkimi rrofte rryshfeti qe na jep kriminele te recicluar sa hap e mbyll syte rrofte varferia dhe si rrjedhoje padituria qe do na mbaj te shtypur dhe te shfrytezuar aq sa te jemi gjalle.

  5. kapterri says:

    Nuk e kisha mesuar deri tani fjalen “memesi” Po na pasurohet fjalori

Comments are closed.

Lini një Përgjigje