Paloka: Meta pas dëshmisë në Prokurori shkoi në zyrën e Tahirit

6 Mars 2015, 13:18Politika TEMA

 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka theksoi se Ilir Meta përsa kohë është në detyrën e Kryetarit të Kuvendit përbën një pengesë serioze për një hetim objektiv e të painfluencuar.

“Ilir Meta prej 4 ditësh publikisht i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, i thelloi dyshimet ndaj tij sot kur menjëherë pasi u pyet në Prokurori, e mbajti frymën në zyrën e Ministrit të Brendshëm, para se Tahiri të nisej vetë në Prokurori për tu pyetur.

I akuzuari për organizimin e dy vrasjeve, i doli përpara të akuzuarit tjetër, Tahirit, si fshehës i ngjarjes, pak përpara se ky i fundit të shkonte për të dëshmuar.

Ilir Meta dhe Saimir Tahiri janë personazhet kyç në këtë histori, njëri i akuzuar si porositës i vrasjeve, e tjetri si negociator mes palëve dhe vrasësit të dyshuar, dhe sigurisht kanë nevojë të konsultohen për skenarin e tyre.

Ata kanë bashkëpunuar ngushtë deri më tani në të gjitha përpjekjet e bëra për manipulim e rrjedhje informacioni në media, me qëllim krijimin e alibisë dhe çorientimin e opinionit publik, që të mos merret vesh e vërteta”, theksoi Paloka.

Në vijim ai ngriti pyetjet “pse menjëhere pas marrjes në pyetje në Prokurori, Ilir Meta e mbajti vrapin në zyrën e Ministrit të Brendshëm?

Cili është plani i tyre, çfarë alibie po gatuajnë në errësirë kumbarët në pushtet?”

“Që ky hetim të jetë i plotë dhe i besueshëm ka vetëm një rrugëdalje. Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen nga posti që mban e ti hapë rrugën drejtësisë.

Asnjë intrigë dhe skemë mafioze nuk e ndihmon dot Ilir Metën, i cili sot nuk pranohet nga asnjë qytetar i vendit si Kryetar Kuvendi.

Mbarë populli e sheh atë nën akuzën më të rëndë të bërë ndonjëherë në 25 vite politike. Asnjë alibi, manipulim e skenar mafioz, nuk do ta shpëtojnë dot nga përballja me të vërtetën”, tha Paloka. /gj.k/

18 komente në “Paloka: Meta pas dëshmisë në Prokurori shkoi në zyrën e Tahirit”

  1. TONI says:

    Ti mashtron!!!E pranoj une!

    1. anannananan says:

      keshtu veprojne te pafajshmit!

  2. Labi says:

    Edi çapi. Gam …gam !
    Po ti je i vogël more lepurush !

  3. Goni says:

    Kot i kemi institucionet e drejtesise. Ja, mjafton nje Paloke, dy paloqe, tre paloqe dhe plot te tjere qe i vijne nga mbrapa. Keta si duket i flasin vetem njerezve me nivel te dyshimte intelektual.

  4. Labi Vlore says:

    Saliu sapo genjeu ne oren 13.20 minuta.Tha se Prokuroria nuk e ka ftuar per te deshmuar.Lexoni ne faqen Zyrtare te Prokurorise per te verifikuar genjeshtren dhe mashtrimin e Malokut.Ketu keni Linkun me deklaraten e shkurter te Prokurorise se pergjithshme.http://www.pp.gov.al/web/Hetimi_per_rastin_Doshi_Prokuroria_fton_zyrtarisht_disa_zyrtare_te_larte_per_te_dhene_deklarimet_e_tyre_per_rrethanat_e_hetimit_764_1.php#.VPmdDtKG-bs

  5. buci says:

    Shume gabim…duhet te kish ardh ne zyren tate….thuthuq muti

  6. ermir says:

    O Paloqe o anetari i partise se leshit ju hengert mortja ju dhe ata qe ju besojne ju

  7. artani says:

    populli duhet te ngrihet ne kembe zoti paloka sepse ju politikanet ziheni dhe i rregulloni punet.
    Me shume vonese po kujtoheni se kush eshte likja shko dhe pyet doktorin qe e mbronte per vidion e tij ku u vrane edhe njerez.
    Zoti meta vetem me krim ka jetuar e mbijetuar keto vite se bashku me ate qe edhe mbiemrin nuk ja ndryshon dot Kryemadhi.
    Jepi like se e ke ne terezi se keshtu e duam ne si popull.

  8. Spartaku says:

    O TE PLASTE KOKA O PALOKA!Ti o gagaç muti nuk te beson njeri, se jini shpifesa te medhenj.Per keto shpifje do merrni denimin me te madhe e te papare ndonjehere ne 21 qershor.Ju sote po luftoni Ilir Meten.Pasi te mbaroni pune me ate,do ti ktheheni Edi Rames.Kryeministri perben per ju nje kocke te forte qe nuk po e kaperdini dote,kini frike se u ngec ne fyte.Mjere ju te pd-ke do ta paguani shtrenjet kete rremuje qe po beni.Ju nuk jini per popullin por kundra tij.Ju po pengono qeverin socialiste ne punen e saj,nga frika e suksesit te saj.Dje ne parlament late nje nam te madhe qe me veprimet tuaja,u treguat agresiv kot fare.

  9. eeeeccc says:

    Ilir meta eshte nje legen si puna juaj ,por na thoni per cfare akuzohet nga drejtesia. Ju jeni edhe prokurore edhe hetusa edhe ghykates. Une te akuzoj ty o gagac si shpifes dhe hajdut ,pres qe te japesh doreheqjen

  10. stela says:

    uaaaa po pse nuk shkoi ne hale me bo shurren?

  11. agron says:

    O PALOQE NJE PYETJE KAM. PO. KUR NEW YORK TIMES BERI ARTIKULL PER SALIBERISHEN PER TRAFIK ARMESH. PO KUR TRAFIKANTI EFRAIM DIVEROLI DOLI ME VIDEO DHE THOSHTE QE DJALI J KRYEMINISTRIT BERISHA ESHTE NJE KAFSHE DHE MAFIOZ DHE NJERI I RREZIKSHEM. PO KUR KOSTA TREBICKA AKUZOI PUBLIKISHT SHKELZEN BERISHE PER TRAFIK ARMESH. CFARE BERI SALI BERISHA. MOS DHA GJE DOREHEQJEN DHE TI HAPTE RRUGE DREJTESISE. JO, AI VRAU KOSTA TREBICKEN, I THA LETER HIGJENIKE GAZETES AMERIKANE DHE NUK E RRUAJTI ME! KURSE JU ME VIDEO TE STISURA KU VRASESI ESHTE EDHE VRASES, EDHE DESHMITAR EDHE I PENDUAR DONI TE DESTABILIZONI VENDIN. PLEHERA!

  12. Emigrantii blwvw says:

    A, mor i varfer, ti je koqe gomari,sa i neveritshem ke qene dhe je.

  13. TNT says:

    Me te vetmin ndryshim kur u akuzua per 700 mije eurot qe nje dite para gjyqit i vajti ne shtepi Sali Rumpalla o Qorr. Apo nuk te kujtohet o zvarranik

  14. A-Loqe says:

    Plotesisht dakort me “Agronin”. Cdo koment tjeter eshte humbje kohe!

  15. Zef Kallami says:

    Berisha na tregoi qe mbasi kreu takimin me prokurorin,Meta iku ne zyren e Tahirit.
    Gojeshtremburi tha ndryshej.Shkoj tek Tahiri para se te shkonte ne Prokurori.
    Nga keto eksitime pedeistesh me krijohet pershtypja sikur kemi nji cerdhe dallandyshesh ku prindi shkone tash e pare dhe i ushqen gojeshtremberit dhe lulushet se ku duhet te rrahin cekani qe te kemi sa ma shume zhurme.Dhe megjithe kete kujdes e perkushtim nuk bijne ne nji rezonance.

  16. miri shkodra says:

    Kryeministri i ardhshem i Shqiperise do te jete Edi Paloka, ndersa President Tome Boshi.

  17. miri shkodra says:

    Kryeministri i ardhshem i Shqiperise do te jete Edi Paloka, ndersa President Tome Boshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje