INTERVISTA Edi Rama: Akuzat e Tom Doshit, një farsë. Nuk kam frikë prej tij

5 Mars 2015, 21:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një farsë që duhet zbardhur deri në fund çështja e ngritur nga Tom Doshi, sipas të cilit ka pasur një skenar për vrasjen e tij dhe të kolegut të PD-së Mhill Fufi.

“Kjo gjullurdi, kjo telenovelë, ku janë përfshirë një tufë politikejsh dhe një tufë rrugeçërish duhet të marrë fund përmes një hetimi që do të nxjerrë sepse u kurdis e gjithë kjo dhe nga kush.

Kjo farsë ka çuar në marrjen peng të shoqërisë dhe Kuvendit. Deputetit i është thënë, stërthënë dhe stër stër thënë se nuk ka asnjë rrezik për vrasjen.

Deputetit i është thënë hiq dorë nga kjo histori sepse nuk ka komplot”, theksoi Kreu i Qeverisë i ftuar në emisionin “Opinion”.

Ai shtoi se policia ka mbyllur prej kohësh këtë ngjarje me konkluzionin se nuk ka pasur asnjë komplet për të vrarë deputetë.

“Prokurorit të Përgjithshëm i kam kërkuar të zbardhë në dritën e diellit këtë ngjarje, tashmë jo duke pasur një actor, por një person të ndaluar”, theksoi Rama.

Kreu i Qeverisë u shpreh se të gjitha shqetësimet e shprehura janë marrë me shumë seriozitet, duke e ndjekur atë hap pas hapi.

“Kam diskutuar me Prokurorin e Përgjithshëm sapo jam vënë në dijeni. Që të ketë një procedim ligjor, duhet të ketë një kallëzim, por deputeti se ka bërë asnjëherë.

Ministri i Brendshëm dje ka raportuar se pasi është marrë në dijemi të çështjes, çështja është ndjekur bazuar në të drejtën e policisë, duke shkuar në bazë të indicieve.

Çdo deputet mund të shfaqet në derën e ministrit të Brendshëm dhe të tregojë këtë histori.

 Është kërkuar të ndiqet rruga ligjore, por deputeti nuk ka pranuar duke thënë se ai që kishte në krah ishte në besë të tij.

Kjo është një farsë që duhet zbardhur nga Prokuroria pse dhe si u organizua. Nuk ka pasur një përpjekje për të eleminuar deputetin.

Doshi u shfaq me një aktor që u fut në një rol dhe faktikisht ministri i Brendshëm i shqetësuar ka angazhuar Policinë.

Në fund të hetimit policor u konkludua se kemi të bëjmë me një aktrim.

Ministri i Brendshëm ka dhënë një renditje të gjithë ecurisë së ngjarjes dhe i ka treguar opinionit publik se gjithcka është marrë me seriozitet”, theksoi Rama.

Pjese nga intervista:

Blendi Fevziu: Do të dëshmoni edhe nesër në Krimet e Rënda?

Edi Rama: Patjetër, deri sa faji të mos mbetet pa autor.

Blendi Fevziu: Pse kjo vonesë kur kjo çështje është diskutuar kohë më parë?

Edi Rama: Nuk ka asnjë vonesë. Nuk kishte asnjë kallëzim të deponuesit.

Blendi Fevziu: Si e mësuat ngjarjen?

Edi Rama: Pretendimin e kam mësuar nga vetë deputetit. Më tregoi për komplotin.

Blendi Fevziu: Ju kërkoi ndihmë, këshilli apo çfarë?

Edi Rama: Jo, më ka vënë në dijeni hap pas hapi, bashkë me ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Kam diskutuar edhe me kryeprokurorin, por që të ketë një procedim ligjor, duhet të ketë një kallëzim.

Blendi Fevziu: Duket të kishte një indicje për një deputet që pretendonte se i kërcënohej jeta?

Edi Rama: Ministri i Brendshëm dje në mënyrë besnike ka raportuar se pasi është vënë në dijeni të çështjes. Ekziston një procedurë e dokumentuar.

Blendi Fevziu: Vrasësi…

Edi Rama: Nuk ka vrasës Fevzi… çfarë do të bëjmë ne. Policia e ka ndjekur procesin dhe ka fashikuj të regjistruar për këtë çështje.

Blendi Fevziu: Nëse do të ishte hedhur në erë bashkë me dëshminë e tij dhe sot do të kishim vetëm videon. Çfarë ka bërë policia që nuk ishte thirrur të pyetej?

Edi Rama: Rama për policinë çështja është e sqaruar prej kohësh. Nuk ka pasur komplot për të vrarë asnjë deputet. Personi është shfaqur në cilësinë e të penduarit. I është dhënë mundësia për të bërë kallëzimin dhe ka refuzuar.

Blendi Fevziu: Çfarë keni biseduar me ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Përgjithshëm pas kësaj çështjeje?

Edi Rama: I kam kërkuar që çështja të zbardhet, edhe pas arrestimit të një personi ku pas denoncimit të deputetit kur tha se dëshmitari i tij ishte vënë në rrezik. Në këtë moment ka filluar hetimi zyrtar. Blendi Fevziu: Përse u mbajt e fshehtë për 6 muaj?

Edi Rama: E fshehtë çfarë? Nuk ka pas një denoncim.

Blendi Fevziu: A kishte deputeti Doshi se përse donin ta vrisnin?

Edi Rama: Deputetit u përjashtua nga PS jo për këtë çështje. Kot përpiqet që të nxjerrë si të vërtetë një të vërtetë imagjinare dhe sot nuk arrij të kuptoj se ka qenë i rrethuar nga paranoja apo pjesë e kësaj farse.

Blendi Fevziu: A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?

Edi Rama: Po sigurisht, që në momentin e parë. Deri sa nga policia na u tha që këtu nuk ka asnjë bazë reale. Tani përfshirja e këtyre personave është për të krijuar këtë zallamahi, apo si një përfshirje imagjinare, kjo është një çështje tjetër./gj.k/

15 komente në “INTERVISTA Edi Rama: Akuzat e Tom Doshit, një farsë. Nuk kam frikë prej tij”

  1. .......... says:

    Ne i dime te gjitha keto qe thua zoti Rama. Problemi eshte sa I besueshem eshte prokurori Llalla. Ai deri tani nuk ka hapur asnje ceshtje serioze dhe vetem eshte sorollatur. PSE duhet ti besojme prokurorit ne fjale ne kete ceshtje, kur kemi prova qe nuk eshte serioz. Zoti Rama lufta kunder krimit kerkon seriozitet dhe perkushtim. Tregoni qe jeni serioz duke vendosur nje prokuror tjeter, I cili te kete profesionalizem dhe I pavarur nga politika.

    1. adri says:

      Ky eshte ai edi rama qe thoshte qe ilir meta te dale para drejtesise se e kane pare gjithe shqipetaret me ze e figure duke shkelur ligjin.
      Ilir meta ishte ai per shkak te te cilit u revoltua populli dhe doli te protestoje me 21 jannar. Eshte po ky ilir meta perseri qe po provokon rremuja politike.
      Kryeministri duhet te dije qe ne vepra penale te tilla te renda hetimi fillohet kryesisht dhe nuk eshte e nevojshme kallezimi i te demtuarit.

  2. Besi says:

    Jepi fund aleances me Meten dhe dil i vetem ne zgjedhjet e parakohshme!

    1. Xhimi says:

      Hahahaa Ky eshte plani i Berishes, te prishe aleancen PS-LSI dhe qeveria bie. Pra e gjithe kjo zallamahi duhet shpjeguar me mire nga Edi Rama. E gjitha kjo nukm eshte farse por ky person eshte i paguar nga BErisha qe te prishte aleancen e PS-LSI dhe te rrezonte qeverine dhe mazhorancen. Kjo eshte e qarte si driat e diellit. Meta nuk ka motiv te vrase doshin. Ne cdo vrasje duhet te kete nje motiv. Nga qielli blu ky leshon nje akuze qesharake me nje kriminel qe thote qe Meta me ka paguar indirekt qe te vras. Pra, ky kriminel ka deponuar tani ne polici qe eshte organizuar gjithcka nga Doshi. Sigurisht qe ky eshte skenari i Berishes. Berisha ka dosjet e ketyre rrugaceve dhe i kap per koqeshb dhe ben si do vete me ta. Tom Doshi ka gellttur corbe te felliqur dhe nuk ka rruge tjeter vecse te prishej me Edi Ramen dhe te bente kete intrige dhe mashtrim. Doshi duhet arrestuar. I duhet hequr imuniteti. Nese Edi Rama do te kishte sherbim inteligjent gjithcka do te ishte e dokumentuar tani. Edi Rama e merr lehte kete pune. Vish Ajazi punon per Berishen dhe UDB-ne. Edi Rama lerja vendin nje burri te forte. Nuk ke koqe te merresh me terroristet. Duhet tu shpallesh lufte terroristeve me terror, ashtu sic beri Hollande i Frances. Terrorit me terror. Zbarkoj 20 mije police ne rruget e Parisit. Ty po ti ve Berisha tritolet cdo dite ne Tirane dhe qytete te tjera dhe ti vazhdon te japesh dokumenta legalizimi sikur ska ndodhur asgje. Kjo pune duhet marre seriozisht. Mos u sill si e ’ema e Zeqis maje thanes’, por mblidh keshillin e sigurimit, me perjashtim te Nishanit dhe organizo ushtrine, policine, dhe forcat speciale per nje situate te jashtezakonshme tritolesh. Vendi eshte ne rrezik te destabilizohet nga tritolistet terroriste te Berishes. Kamikazet e tij veriore jane te pafundme.

  3. Arber Iliri says:

    Une jam i interesuar per theniet e Izet Haxhise dhe e gjithe kjo behet qe te harrohet se c’ka thene Izeti per krimet e Saliut.Jam i sigurte per kete.

    1. uc pertika says:

      mos mor burr, se ja kujtove kete Izet Haxhine, e prite kur te shkruje
      Mero neser per te.ha ha

  4. Tigri says:

    Nuk fillon çeshtje penale pa kallzim penal. Mos akuzoni kot policine. Policia mund te kete dokumentim operative qe nuk vlen si prove proçeduriale.
    Une kam disa pyetje:
    1. Perse Zoti Doshi priti 6 muaj te fliste qofte publikisht ose proçedurialisht?
    2. Zona ime dhe e Tomes kemi nje shprehje. Kush pret te vret. Perse nuk ishte i shqetesuar Doshi se keta qe po organizonin vrasjen e tije tani do te vrasin vertete qe te mbulojne gjurmet?
    3. Kush eshte arsyeja qe Meta e don te vrare Doshin?
    4. Si ka mundesi qe nje vrases me pagese profesionist len pa marre 600 mije euro per BMW e Tomes.
    Ne historite kriminale kur vrasesi me pagese nuk kryen detyren eliminohet.
    5. Si ka mundesi e lane kete killerin duke bredhur me BMW deri sa poqen te mbjellat.

  5. Shqiperi e mjere says:

    Kujdes Zoti Rama. Kujt i intereson kjo situate pervese serbit Berisha. Ai do rremuje qe te vere ne jete planet e tij djallezore.Ai dhe gjithe shpurra e tij duhet te denohen per krimet qe i kane bere dhe vazhdojne ti bejne vendit dhe popullit. Ne kemi besim qe ju do beni dicka per ne qe kemi vuajtur nga poshtersite e tij dhe ai te marre cfare meriton.Tropojanet e tij qe duan zullume nuk na trembin ne kurre vazhdoni pune per te miren e vendit.

  6. Ertp28 says:

    Ju lutem kryeminister, mbroje voten e sovranit ,dhe mer masa .
    Yjku eshte tek dera ,me nje plan te ri.
    E di qe te trathtuan nga brenda,se eshte e vetmja menyre per te luftuar nje njeri te drejt, qe nuk ben kompromise.
    E kemi dhe pak ne gjak trathtine ne .
    Please prime minister do something!

  7. Tili says:

    Edi jep dorëheqjense paske qenë njësoj si Saliu

  8. Gjoli says:

    Me ka kenaqur,pa mase ky kryeminister,vetem ne nje pike,kur deklaroi se te gjithe punesimet ne vendet drejtuse jane bere me konkurse???? Ne kete pike mbeta i shtangur,e mendova:KY RON NE KETE VEND APO KA DALE ANDEJ NGA PORTUGALIA????
    VETEM NE KURBIN,NUK ESHTE BERE ASNJE KONKURS,PER DREJTUSIT,E PO THEM QE MBI50% E DREJTOREVE TE SHKOLLAVE JANE TE PD,KANE QENE E JANE,QE EDHE NJE KONKURIM QE U BE NE QARK,U INJORUA NE MEDIA,KU FITUSIT E RESHENIT E KURBINIT ISHIN 50 PIKE ME SHUME SE KONKURENTI TJETER,NUK FILLUAN PUNE POR I THANE TE HESHTIN SE DO MBETESHIN RRUGEVE.KJO ME HABITI,SE EDHE DRETUESIT E TJERE NE SEKTORE TE NDRYSHEM JANE PA SHKOLLE POR “TE FORTE”

  9. kaurri realist says:

    Qeverija e Beduin Haramit ka vdeke qysh me armet kimike te Asadit. Tom Doshi e shtini perfundimisht ne dhé “qivirrisjen” e Don Kishotit te rritun si plepi ne m** me Sanço Pançen batakçi e hakmarres.

  10. Sharmuta says:

    Logjike e dobet Edi Rama.Po flet dhe vepron shume gabim.

  11. Blendja says:

    Moderatori..thjesht nje ordiner

  12. rexvl says:

    Ju ka lidh Iliri prej koqesh o te mjere.Boni dermon e zgjidhni ato koqe se populli se do Ilirin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje