Kush janë prokurorët që morën në pyetje krerët më të lartë të shtetit sot?

6 Mars 2015, 15:22Kronika TEMA

Krerët më të lartë të mazhorancës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari, Ilir Meta, ishin sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tyre rreth çështjes “Doshi”.

Kryeministri Rama është pyetur nga kreu i Prokurorisë së  Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, zv/prokurori Blerim Tominaj dhe oficeri i policisë gjyqësore, Joni Keta.

Marrja në pyetje e Ramës është bërë në zyrën e Blerim Tominajt, raporton lapsi.al.

Kryeparlamentari Ilir Meta është marrë në pyetje nga prokurorët: Adnan Xholi, Blerim Tominaj, Perpaim Kulluri dhe oficeri i policisë gjyqësore, Jani Keta.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është pyetur nga prokurori Përparim Kulluri, i cili po e heton cështjen “Doshi”, si dhe oficeri i policisë gjyqësore, Ermir Brahaj.

Deputeti Mark Frroku është pyetur nga prokurorja Manjola Hasa dhe oficeri i policisë gjyqësore, Ilirian Balla.

I pari që shkoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ishte kryeparlamentari Ilir Meta, i cili është edhe i akuzuari kryesor nga deputeti socialist Tom Doshi.

Ky i fundit pretendon se Meta kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat, Mhill Fufi.

Deri më tani, në Prokurori nuk është paraqitur ish-kryeministri Berisha, i cili ishte një ndër personat e thirrur nga organi i akuzës, për të dhënë dëshminë e tij për këtë cështje.

9 komente në “Kush janë prokurorët që morën në pyetje krerët më të lartë të shtetit sot?”

  1. Hm... says:

    mos se e ka alergji drejtesine ai… beni gatin antireagentin se mos na e ze paniku dhe harron te marre fryme….

    1. it'sme says:

      Jam kurioz ta di, kur kryeministrin aktual, kryetarin aktual të Parlamentit dhe ministrin aktual të brëndshëm, i marrin në pyetje ca prokurorë dhe oficerë gjyqësorë të rradhës, po kryeprokurorin kush do ta merrte në pyetje dhe, sidomos, kush do ta caktonte hetuesin përkatës për ta marrë atë në pyetje?

      Diçka çalon në këtë proçedurë pa sens dhe, më së paku, duhej të qe caktuar nga parlamenti një trupë speciale prokurorësh, për këtë hetim ku thirren dëshmitarë titullarët e shtetit. Llalla vazhdon të tallet me Ramën dhe maxhorancën dhe vazhdon servilin me Berishën.

      Tom Doshit duhet t’i hiqet imuniteti dhe të arrestohet pasi ka një vandak me dokumenta dhe dëshmi se ai ka mashtruar, ose sepse është skicofren, ose sepse është lehtësisht i manipulueshëm, ose sepse i ka hyrë vetja në qejf dhe mendon se si deri më tash, ka për t’i ecur çdo lloj skanari.

      Ai që, si deri më sot, vazhdon të eci kaluar, është agjenti sërb, Berisha dora vetë, i cili ka vetëm një ftesë kortezie nga LLalla, për të pirë një kafe në prokurori, nëse ja lejon axhenda e vet e ngjeshur me… shpifjet e rradhës.

  2. ago says:

    Redaksi e nderuar!

    Ju lutem kujt i duhen emrat e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore?
    Përse ia vështirsoni punën shtetit dhe atyre njerzve të drejtësisë?

    1. LORA says:

      Verejtje me vend,ago.
      Do te ishte me vend ky prezantim ,vetem ne fund te suksesimit te procesit

  3. alfredi says:

    O shoku per mos paraqitje te kap kodi penal qe shkon me gjobe e deri ne gjashte muaj heqje lirie , futeni pak brenda ate personin qe nuk eshte paraqitur….!

  4. Xhimi says:

    Ne rast se nuk shkon Saliu, ashtu sikurse ka mundesi te ndodhe, te merret me force!

  5. Po me cop plak merreni ja lau zoti eshte me semundje te keqe….me i poshtri nder te ligjve….

  6. Uji i ftohte says:

    Marrja ne pyetje duheshte te zhvillohet te Gjiri i Lalzit.

  7. Treviso says:

    Kryekrimineli berisha nuk eshte paraqitur ne prokurori se Arben Ristani nuk ka pasur mundesi sot, per ta shoqeruar. Nuk kan pse te preukupohen shqiptaret per mos paraqitjen e kryekriminelit ne prokurori, se e dine mire qe saliu nuk din rrugen qe te shkoje vetem. Kryekrimineli Berisha i ka votuar vete ligjet dhe do ti respektoje ashtu siç i ka respektuar deri me sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje