PD e Durrësit zbulon listën e kandidatëve për Bashki

6 Mars 2015, 19:58Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Osman Stafa, ka zbardhur një listë të gjatë me emra të cilët janë propozuar nga seksionet për të qenë kandidat të së djathtës në bashkinë e Durrësit për zgjedhjet e qershorit të këtij viti.

Deputetë, figura të spikatura të PD, intelektulë nga shoqëria civile dhe bota akademike janë bërë pjesë e listës e cila do të jetë e plotë ditën e hënë, kohë që përkon me mbylljen e fushatës së propozimeve nga grupseksionet.

Konkretisht janë propozuar emrat e Igli Carës dhe Oerd Bylykbashi, aktualisht deputet të PD në Kuvendin e Shqipërisë; arkitekti Viktor Dhimgjini, dr. shkencave Fatbardha Kadiu, pedagogu Redi Myshketa, dr. shkencave Shkëlqim Fortuzi, zëvendësdekania e universitetit të Durrësit Amdra Duka, Ardian Muka, Neritan Golja, Arqile Gorea e Armand Teliti.

7 komente në “PD e Durrësit zbulon listën e kandidatëve për Bashki”

  1. xhemal says:

    prap arqile haleja ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  2. 1 says:

    O Mortja ju megjithe Arqile Gorren, Igli Caren dhe Armand Telitin.
    O Durrsak o Torollak
    Puno nje jave
    dhe ha nje tave Po pse more me keta do e mundni Dako betonin ju?
    Popull batakci zgjedh batakcinjte.

  3. Lumi says:

    Oerdi e mund, per momentin eshte me i qyteteruari dhe me i shkolluari nga e gjithe ajo shpure qe na ka serviruar PD e Durresit.

    1. Aleksander says:

      Oerdi eshte copa e katundarit pa personalitet .Durresi vazhdon te mbetet nje katund i madh me nje konglomerat katundaro-malokesh qe e banojne dhe me e keqja e drejtojne.Ka nevoje qe qytetaria e fjetur,e nenshtruar durrsake te zgjohet e kete s’mund ta presesh prej tyrqenise, oerdeve teliteve etj.Nuk kane as vizion as kulturen e as deshiren per ta bere.Keta qorra kane synim vetem te marin pushtet per interesat e veta e te fisit ,kaq eshte horizonti i tyre.Kur them qytetaria durrsake nuk kam parasysh dakot e mukat e asmonet e tjere qe ,te lindur e rritur mund te jene ne Durres,por kane mbetur PROVINCIALE ne shpirt e horizont.Te vetmit qe vijne era qytetari jane Viktor Dhimgjini dhe disi Igli Cara .Do te kishte qene i duhuri i ndjeri Olldashi,por ambicjet e tij ishin shume me te medha ,aq sa i hengren edhe koken .

  4. HILLI says:

    po kandidoi shkelqim fortuz jevgu, durresi e ka te sigurt “Fitoren” e Pe dE SE

  5. bathore says:

    myshketa me i duhuri ,te tjeret me pak te besueshem.

  6. lili says:

    Qytetar i mirefillte, Durrsak me vlera dhe dinjitet eshte vetem Redi Myshketa. vetem me Myshketen Durresi do kthej surprizen e fitores PD. Durresi i do qytetaret me vlera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje