Partia Demokratike, përmes Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma ka përsëritur thirrjet e opozitës për protestën e së enjtes, por duket se ajo ka ndryshuar fokus.
PD prej disa ditësh po i mëshon kërkesës së saj për dorëheqjen e Ilir Metës, pas akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi dhe për këtë lajmëroi protestën e madhe të 12 marsit.
Vendimi për protesta të pandalshme kundër Metës u mor në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kryesisë dhe drejtuesve të degëve të partisë në rrethe më 5 mars.
Por, sot Grida këtë kërkesë dhe thirrje jo vetëm nuk e ka përmendur, por e ka çfokusuar gati tërësisht arsyen pse PD do të jetë në ballë të protestës së qytetarëve.
Ajo ka përmendur në deklaratën e saj emrat e disa qytetarëve të vetëvrarë, sipas PD-së nga arroganca e qeverisë dhe varfëria.
Deklarata e Grida Dumës
“Brenda një jave, arroganca e qeverisë dhe e oligarkëve të saj lokalë, luajti me jetën e tre qytetarëve, dy prej të cilëve u vetëflijuan, ndërsa gruaja nga Novosela arriti të mbijetojë në spital.
Albana Mataj u vetvra pasi u hoq nga puna pa motiv, mësuese prej shumë vitesh në Shkollën Tregtare në Vlorë.
Gjovalin Lazri 53 vjeç, kryefamiljar nga Lezha, u vetra për shkak se nuk përballonte faturën abuzive të energjisë dhe errësirën ku e la qeveria.
Dhurata Miho, kryefamiljare nga Novosela, u vetflijua sepse komuna e kishte lënë jashtë skemës së përfitimit, edhe pse ajo vuajti pasoja të tmerrshme nga përmbytjet. Për fat të mirë, Dhurata mbijetoi, falë ndërhyrjes së shpejtë të djemve të saj dhe sot po mjekohet në spital.
Aktet e dëshpëruara të qytetarëve të braktisur nga qeveria, janë një akuzë e drejtpërdrejtë për Edi Ramën e Ilir Metës, të cilët janë përfshirë në luftën për pushtet, për influencë, për territore e para. Atyre nuk u intereson më jeta e vështirësitë që po hasin çdo ditë shqiptarët.
Dëshmitë e familjarëve, janë një akuzë e drejtpërdrejtë për Edi Ramën e oligarkinë e tij, për arrogancën e pandjeshmërinë e tyre. Edi Rama dhe Ilir Meta e bandat e tyre, po u thonë cdo ditë qytetarëve se ata janë aty për axhendën personale, për të ndarë tendera, për të ndarë tortën e pushtetit dhe nuk janë aty për të shërbyer.
Partia Demokratike, dhe qytetarët, do të jenë të enjten me 12 mars e çdo ditë, aty ku duhet, në këmbë, në ballë të protestës, për ta ndalur të keqen. Kjo e keqe duhet shkulur nga rrënjët, përpara se të marrë jetë të tjera njerëzish./j.h
Ju jeni vet e keqja,cfar te keqe do zhdukni,mire eshte te vetzhdukeni.
Kjo me shume del ne njoftime shtypi per tu dukur si topmodele se sa nje politikane qe ”mendon per fatet e popullit”.
C’fare Hipokrizie….Flasin per jete te humbura njerezish.Flasin per vdekje,nderkohe qe Doktor Vdekja eshte krytari i partise se tyre SHQUP-ase.
Bejne paqe Sala me Meten, tani ofrojne mitingje qe njerezit te harrojne krimet e tyre… Kesaj I thone te tallesh me popullin, po ama vence!
I bukur komenti Dielli USA
Tashme “Tufa Cetes-Veriore PD”
po porosit kudo vendosje “Canta Bombe” per
te terrorrizuar popullin dhe destabilizim te Shqiperise,
pasi po afrohet arrestimi Plakut 72 vjec super-killeri Sal Bisha.
“PD – Tritoli”
“Sali – Terrorri”.
Kur flet per mjerimin dhe skamjen edhe Grida bucja qe prej gopit na ishte bere biznesmene ndertimi qe 20 vjec,mos ngelte asnje funderrine pa folur!
Mi pjeshka pse nuk cohesh te thuash sa shtrenjt eshte trangulli
Zgazetare, po si ka mundesi qe bejne akoma lajm keta mostra, ne protesta duhet te ngrihemi ”
PERSE KETA MOSTRA NUK U BEHET SEKUESTRO E PRONAVE TE VJEDHURA DHE PASTAJ TE DERGOHEN TE KRYEJNE DENIMIN ME BURG PER ANTISHTET E ANTI POPULL”