Deputeti demokrat Eduard Halimi e konsideron si shkelje të Kushtetutës mënyrën e trajtimit të denoncimit të bërë nga deputeti i Qarkut të Shkodrës Tom Doshi, sipas të cilit ndaj tij dhe demokratit Mhill Fufi ishte përgatitur një atentat.
Përmes një postimi në Facebook, Halimi thekson se në bazë të Kushtetutës, Prokuroria është i vetmi organ që ka ekskluzivitetin e hetimit penal, si një pushtet i pavarur.
“Për 6 muaj shteti ligjor u kompromentua plotësisht nga kupola që drejton shtetin. Një akuzë për vrasje e bërë nga një i dënuar për narkotrafik në zyrën e ministrit të Brendshëm, u injorua, u fsheh dhe nuk iu cua prokurorisë.
Mënyra sesi shteti, ministri i Brendshëm, Kryeministri menaxhuan hetimin, tregon se shteti ligjor është zëvendësuar me një shtet banditësh. Kryeministri deklaroi se hetimi ishte kryer nga ministri dhe cështja quhet e mbyllur. Por Kushtetuta jonë përcakton se Prokuroria është i vetmi organ që ka ekskluzivitetin e hetimit penal, si një pushtet i pavarur.
Por Rama thotë se e hetoi vetë dhe nuk ka nevojë ta hetojë prokuroria. Kjo ështe barbari kushtetuese dhe jo shtet kushtetues, do të thotë të sundojë banda dhe jo ligji, kupolë e mafias dhe jo drejtesia.
Cfarë thote ligji në raste të tilla?
“Neni 79/a i Kodit Penal
Vrasja e funksionarëve publikë
Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ushtarakut apo e funksionarëve të tjerë publikë, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 23 i Kodit Penal
Përgjegjësia për tentativën
Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të.
Neni 281 i Kodit te Procedures Penale
Kallëzimi nga nëpunësit publikë
Nga nje analizë e thjeshtë duket qartë se vrasja e ngelur në tentative është krim që denohet nga 35 vjet deri në burgim të përjetshëm. Se zyrtarët publike janë të detyruar t’ia kalojne urgjentisht prokurorisë.
Por të dashur miq, shihni sesi shteti ligjor është zëvendësuar me një shtet personal, shokësh dhe banditësh, të cilët mbulojnë njëri tjetrin për tiu shmangur prokurorisë. Në krye nuk kemi një kupolë shtetarësh që nuk garantojnë sundim te ligjit, por një kupolë të mafias që kujdesen për njëri tjetrin në kurriz të qytetarëve.
Një kupole që ka marrë peng vendin. Pa shpëtuar nga kjo kupolë e mafias nuk ka shpëtim për vendin. Të gjithë bashkë kundër kupolës së mafias”, shkruan Halimi në rrjetin social. /gj.k/
Ky e quan veten jurist! I referohet ligjit te vrasjes se zyrtareve kur nuk ka krim dhe nga hetimet e policise ka dale se nuk ka baza per ta referuar tek prokurori. Per te gjithe ata qe nuk e dine prokurori con ne gjyq provat e mbledhura nga policia dhe kur nuk ka prova, si mund te hetoje prokurori dhe pastaj ta referoje ne gjykate? Ky Halimi ose eshte i paafte ose e ben nga djallezia por si do qe te jete, vetem paaftesia morale e ben kete dykembesor te dale publikisht dhe te turperoje vetveten.
O zoti Hali, mbylle deren e banjos se na qelbe.
O kar, Halim. I takonte Doshit te bente denoncimin. Nese ai nuk e ben, skane cte bejne as organet policore, dhe as ato te prokurorise. Ashtu sic paskan fshehur krimin Rama me kompani, po ashtu e ka fshehur edhe Berisha e Co. Pra, mos na caj bythen shume ne FB, rrot kari.
Ike ore Halimi futi ndonje luge corb dhe rri rehat se vetem per ate je ti.
Xhuzh i dreqit te gjithe flisni me gjuhen e shpellarit berisha.
Po mire o zoti ish minister i drejtesise ,por si shpjegohet fakti qe kur ishte Saliu i pare dhe minister nuk di kush ishte per te ndjerin deputet te fierit nuk hetoi as njeri as gjykat as ministri.
Do zoti qe nga ky hetim zgjohen gjykatsit e prokuroret dhe nxjerrin diçka.
MOS U PERDRIDHNI KOT SE NUK JU BESON ME NJERI JUVE. U NDAN PARA 2 VJETESH SHQIPTARET ME JU PER GJITHE TE “MIRAT” DHE QETESIN QE JU SOLLET. TANI MBYLLNI GOJEN SEC VEC QELBNI RRUGET
Ah,kur je dhe ti deputet,mos ngelt kom katunari pa u fut ne parlament.
Dekriminalizimi i parlamentit eshte shume i nevojshem e urgjent por po aq i nevojshem dhe urgjent eshte edhe deinjorantizimi i tij nga idiot si puna jote edhe e Flamur Nokes mor Halim