PD, zbardhen emrat e disa prej kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit

7 Mars 2015, 19:57Politika TEMA

Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave nga baza në Partinë Demokratike po shkon drejt fundit. Drejtuesit e degëve të PD në rrethe të vendit konfirmojnë për “A1Report” se, deri me datën 15 të gjitha kryesitë e degëve do të përcjellin në kryesinë e madhe të partisë listat e propozimeve për kandidatët për kryetar të bashkive. Ndërsa procesi po shkon drejt fundit në degën e Beratit dhe të Vlorës ky proces pothuaj është formalizuar. A1Report ka mundur të mësojë disa nga kandidaturat që këto degë do t’i përcjellin kryesisë së madhe të PD.

Në Vlorë mësohet se në këtë garë do të propozohen Lorenc Dana, Zamira Sina, Vexhi Danaj, Genci Deromema, Hysni Sharra, Vullnet Karalliu, Everest Haxhiu, por kjo listë ende është e pambyllur pasi procesi po vijon për listën e kandidaturave që do të propozohen. Ndërkaq në Berat kryesia e degës ka përcaktuar si propozime kandidatët Xhevahir Ngjeqari, Lefter Maliqi, Kasem Mahmutaj, Shkëlqim Hysaj, Arenc Berati. Po ashtu “A1Report” ka mësuar edhe propozimet për kandidatë për kryetar bashkie në Urën Vajgurore, dhe në këtë listë janë Bujar Hoxha, Justin Zyka, Irfan Dyli, Bardhyl Fesko, Arben Dyli. Po ashtu mësohet se ky proces është mbyllur edhe për Sarandën. Ndërkaq në Shkodër, Korçë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë, Tropojë, Tepelenë dhe në bashkitë e tjera të vendit procesi ka nisur dhe pritet të përfundojë nga fillimi i javës së ardhshme.

Procedura që do të ndiqet sipas udhëzimit të kryetarit të partisë është e tillë që kryesitë e degëve vendosin në bazë të propozimeve që vijnë nga grup-seksionet gjithë kandidatët për të bërë fillimisht seleksionimin e parë në kryesinë e degës. Më pas kryesia e degës propozimet e saj ia përcjell kryesisë së madhe të partisë e cila vendos përfundimisht për kandidatë që do garojnë për drejtimin e bashkive të vendit. Paralelisht me këtë proces këto ditë degët e Partisë Demokratike po merren me organizimin e protestës së demokratëve që do të mbahet ditën e enjte me datën12 mars.

Ura Vajgurore, propozimet per kandidatë
Bujar Hoxha
Justin Zyka
Irfan Dyli
Bardhyl Fesko
Arben Dyli
 

Berati, propozimet për kandidatë
Xhevahir Ngjeqari
Lefter Maliqi
Kasem Mahmutaj
Shkëlqim Hysaj
Arenc Berati
 

Vlora, propozimet për kandidatë

Lorenc Danaj
Zamira Sina 
Vexhi Danaj
Genci Deromema
Hysni Sharra
Vullnet Karalliu
Everest Haxhiu

6 komente në “PD, zbardhen emrat e disa prej kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit”

  1. kujtesa says:

    Une them qe e gjithe lista eshte fituese,sidomos ajo ku ben pjese Lefteri…

    ? ? ? ? ? ? ? ? ? ?

  2. Gzimi says:

    Lefteri e ka te sigurte per sa kohe doktorit do t’i mbeten fiksim pjeshkat e Lapardhase.

  3. labi says:

    Shum u paska rene nuri, kujdes se pervec Everest Haxhiut qe ka nje mundesi perballe te vetkandituarit te PS qe e ka vendusur familja Leli (Tan Leli), fitoren e ka te sigurt.

  4. socialisti says:

    Ju lutem lexoni profilet e “Socialisteve Durrsak ne itali” “Lsi Durresi i Ri” “Emigrantet Shqiptare”, eshte me shume rendesi qe ceshtjen qe ata sensibilizojne ju ta nxirrni si lajm, behet fjale per demokracine e vertet ne shqiperi brenda partive shqiptare.flm.

  5. Aqifi says:

    Ne Vlore fiton ai Everesti se Kryetar ne Vlore xgjidhen ata qe nuk i duan ne familjen e tyre

  6. Rushani says:

    Po per Everesin nuk do votoj Babai i tij (Napoloni) mor djale. Qe kur i ka vdek nena nuk flasin, se keshtu ishte amaneti i saj per Napolonin dhje vajkzat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje