Shiti tokën publike si private. Ndiqet penalisht kryetari i Komunës Perondi

8 Mars 2015, 11:09Kronika TEMA

Prokuroria e rrethit Gjyqësor Berat ka çuar në ndjekje penale, kryetarin e Komunës Perondi , Rexhep Hadëri, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, si dhe 4 persona të tjerë të cilët akuzohen për falsifikim dokumentash.

Kryekomunari Hadëri, akuzohet se iu ka shitur një sipërfaqe toke shtetasve, Elmas Mema, Mylaim Pira, Refat Pira dhe Bajram Putro.

Nën pretendimin se toka ka qenë hapësirë publike, Hadëri së bashku me 4 shtetasit e tjerë kanë falsifikuar dokumentet e truallit.

Por kjo pronë nuk iu është njohur 4 shtetasve nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, pasi pronari legjitim i truallit ka bërë denoncimin dhe menjëherë prokuroria është vënë në lëvizje, duke çuar në ndjekje penale të akuzuarit.

Aktualisht të 5 personat janë duke u hetuar në gjendje të lirë./t.h

1 komente në “Shiti tokën publike si private. Ndiqet penalisht kryetari i Komunës Perondi”

  1. tfgs says:

    largoni sunitet nga postet drejtuese,lloji i kafshes nuk i lejon kete post……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje