Sipar interesant mes kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Japoni, dhe robotit Asimo, maja e teknologjisë së lartë të kompanisë ”Honda”.
Gjatë vizitës në Miraikan, muzeu kombëtar japonez i shkencave dhe i shpikjeve, Merkel u prit nga humanoidi i njohur i cili, pas përshëndetjes së mirësjellshme ”Mirëdita kancelare. Mirëse erdhët në Miraikan”, filloi të bëjë disa xhonglime me top për nder të shpalljes së Gjermanisë kampione e botës në futboll.
Veç kësaj, Asimo bëri edhe një provë vallëzimi.
E habitur nga performanca, Merkel iu afrua humanoidit për ta përgëzuar dhe për t’i shtrënguar dorën, por roboti ”refuzoi” duke afruar dorën e tij pranë trupit.
Përpjekja e kancelares për t’ia marrë dorën Asimos rezultoi e pasuksesshme.
Ndoshta roboti ishte programuar për të respektuar traditat japoneze dhe jo përshëndetjet perëndimore.
Megjithatë, Merkel, si kompensim, i ledhatoi ngrohtësisht shpatullat Asimos.
po pse nuk i lane vetem merkelin me robotin se ndoshta ka dashur te beje seks me robotin se nuk ka mashkull qe i afrohet asaj…….ministri i ekonomise eshte sakat……
Mire qe si kishin bere loqe ketij se do na e merrte ne qafe kancelaren pastaj..:)
Ka qene merzit Asimo se Volkswagen po ja fut Toyotes ..loool!
Hahaaaaaa. Honda eshte nr 1