Mediat britanike: Tony Blair dhe Cherie Blair janë divorcuar

9 Mars 2015, 11:42Lifestyle TEMA
Mediat britanike: Tony Blair dhe Cherie Blair janë divorcuar

Mediat britanike shkruajnë sot se çifti Tony dhe Cherie Blair mund të jenë divorcuar.

Ky dyshim vjen pas një libri të ri, i cili do të publikohet me seri në Dailymail dhe thuhet se Blair-ët kanë grumbulluar një pasuri të madhe që nga koha kur Tony u largua nga detyra e tij si kryeministër i Britanisë.

Të shtunën, Dailymail shkroi se Tony Blair e kishte kthyer veten në një ‘makineri njerëzore që prodhon cash”.

Ndërsa sot media britanike shkruan se si Cherie Blair gjithashtu ka shtuar pasurinë e saj  dhe se si çifti është pasuruar veçmas nga njëri-tjetri, që nga koha kur u përfol për lidhjen e Tony dhe gruas së  manjatit të mediave, Rupert Murdoch.

Shtatë vjet pas largimit nga Downing Street, Tony dhe Cherie Blair jetojnë të ndarë.

Qysh kur Tony Blair nuk është më kryeministër, duket se  çifti ka humbur ndjenjën e fortë për njëri-tjetrin, që i bënte një çift të mrekullueshëm dhe që mbështetnin reciprokisht njëri-tjetrin,  shkruan Dailymail.

Sot perandoritë e bizneseve të tyre janë tërësisht të ndara. Ata nuk punojnë më bashkë dhe janë parë rrallë e më rrallë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ky lajm nga mediat britanike publikohet një ditë pasi Cheri Blair  u përfol në median shqiptare se ka lidhur një kontratë fitimprurëse konsulence ligjore me qeverinë shqiptare./j.h

 

3 komente në “Mediat britanike: Tony Blair dhe Cherie Blair janë divorcuar”

  1. RT says:

    dmth nuk ka lidhje tony blair me kontraten qe ka fituar e shoqja nga qeveria shqiptare??? e kuptuam!

  2. Rreziku anglo-amerikan... says:

    Nje lidhje e kane ata: viktimen!
    Viktimat i kane te perbashketa…

    1. BRITISH says:

      ke drejte viktimna eshte shqiperia hhhahahahah hahahahh lovet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje