Ja sa paguhen shqiptarët e Kosovës që i bashkohen ISIS në Siri dhe Irak

9 Mars 2015, 18:01Rajoni TEMA

Sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, ka thënë për gazetën e përditshme  norvegjeze VG se të rinjve të papunë të Kosovës po iu ofrohen 20 deri në 30 mijë  dollarë për të shkuar në Siri, që të luftojnë për  Shtetin Islamik.

Rexhepi ka shtuar se  situata ekonomike në Kosovë ka ndikuar në radikalizimin e shumë të rinjve. Sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka shtuar se paga mesatare në Kosovë  është 200 euro, ndërsa papunësia e të rinjve është gati 55 përqind.

“Fatkeqësisht, ata u kanë shpëlarë trurin të rinjve tanë.  Kjo është zhgënjyese”, ka thënë Resul Rexhepi për VG.  Atyre u jepet  statusi i nderit si heronj të Islamit, pasi ndihmojnë familjet dhe vendin nëse  shkojnë për të luftuar në luftën e shenjtë të xhihadit.”

Gazeta norvegjeze shkruan se ajo ka vizituar qytetin e Mitrovicës në veri të Kosovës, ku shkalla e papunësisë është mbi 70 përqind.  Një banor i zonës i rrëfen gazetës se ai njeh “misionarë” përreth, të cilët përpiqen të rekrutojnë të rinjtë për Siri dhe Irak.

Sipas vlerësimeve të qeverisë së Kosovës rreth  200 shtetas kosovarë i janë bashkuar ISIS.

Megjithatë, Rexhepi  thotë  për gazetën norvegjeze se Kosova është larg ekstremizmit fetar dhe ISIS edhe pse 96 përqind e popullsisë së saj është myslimane.

“Unë mendoj se kosovarët po e kuptojnë . Tani ka më pak njerëz që shkojnë në luftën e xhihadistëve dhe disa prej atyre e kanë kutpuar që nuk është  luftë e shenjtë “, tha Rexhepi për norvegjezen VG.

Ndërkohë një raport në fillim të muajit shkurt Business Times International vlerëson se me ISIS  në Siri dhe Irak luftojnë rreth  20.000 luftëtarë nga vendet e tjera perëndimore./j.h

 

 

 

14 komente në “Ja sa paguhen shqiptarët e Kosovës që i bashkohen ISIS në Siri dhe Irak”

  1. Ilir says:

    Dolen hipokritat deri para nje viti i thoshin rinise gati per xhihad.

  2. tfgs says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkkk………….

    1. Tenderi says:

      Ropt ku ti kesh…..

  3. Klimax says:

    Sipas ketij islamiku, Resul Rexhep, eshte situata e veshtire ekonomike e Kosoves qe ka shtuar radikalizmin e shume myslimaneve te Kosoves qe i bashkohen ISIS dhe jo propaganda e radikalizmit islamik e kudo ndodhur ne Kosove!!!! Po dhjetra e dhjetra myslimane kosovare me banim ne Norvegji, Suedi, Gjermani, Danimarke, Zvicer, France, Britani, Belgjike, Holande, etj, etj qe jane te siguruar ekonomikisht, perse shkojne ne Siri e Irak, pa folur me pas per dhjetra e dhjetra prej tyre qe financojne shtetin islamik??!!
    Propaganda e islamizmit radikal e lidhur me injorancen e popullsive myslimane te Kosoves, Maqedonise e Shqiperise eshte faktori numer nje i kesaj situate te krijuar. Nje propagande qe po shtohet dita-dites nen britmat arabe te minareve me “kritikat” ndaj civilizimit perendimor e ne vecanti, qe te behen me te besueshem, ndaj “armiqve te perhershem”, ndaj gjitoneve ortodoks te “shqiptareve” mysliman, dhe duke shkuar me tej tek propaganda e urrejtjes ndaj popullsive ortodokse brenda ne territorin e Shqiperise.
    Ashtu si gjarpri qe helmon viktimat e tij!

    1. glauki says:

      Klimas. Ike se nun keni mbete ju zagaret xhihadita ultra orthodoks te janullatos te vlersoni situaten ne kosove

      1. Jeronim de Rada says:

        Klimax-i ta tha te verteten.

    2. Lumo Skendo says:

      Urime per komentin,Klimax …
      Si “çifutet ne shkretetire” do te enden shqipfolesit turko-otomane te Kosoves.
      Ne Siri e Jemen do ti lene kockat, si dikur stergjysherit e tyre …

      1. Niku says:

        Varferia nuk relative. Me kete dua te them se nje i varfer ne Norvegji mund te mos konsiderohet i tille me standartin e Kosoves por ne Norvegji, France apo gjetke ai eshte i varfer, i diskriminuar, i nenvleftesuar krahasuar me mundesite e atyre qe ka rrotull. Se dyti para se historia te merrte rrjedhen qe ne shohim sot, ka kaluar thuajse nje vit qe bota perendimore ka sulmuar Asadin para se te dilte ne skene ISIS. Shume njerez kane shkuar ne lufte duke pare mizorite e Asadit e me pas i jane bashkuar ISIS si formacioni me eficent i luftes ndaj tij. Me kete nuk dua te them se ekstremizmi nuk ka rol por dhe aresyet e tjera nuk jane per t’u injoruar.

        1. Jeronim de Rada says:

          Ne lufte nuk shkuan njerezit qe ishin kunder mizorive te Asadit. Ne lufte shkuan ata fanatike suni te cilet ishin kunder alaviteve. Kosovaret paten mundesi te inkuadrohen ne radhet e kryengritesve te cilet nuk kishin qellime fetare, por ata ,si fanatike qe ishin u bashkuan me ISIS.

    3. anticensurë 311 says:

      klizme është rasti të të them se këtu ke të drejtë deri në 85-90% të atyre që thua!!
      por mos e kap nga një pikë vështrimi,mos thuaj vetëm ato që të leverdisin!!
      “ndaj “armiqve te perhershem”, ndaj gjitoneve ortodoks te “shqiptareve” mysliman,”mos harro se dhe “ju” nuk jeni pak të prirur për të njëjtën gjë dhe kjo jo nga jo qeveritarët,por nga pjesë të shtetit tuaj!këto ulërima shtetërore tuajat,indoktrinim i ushtrisë tuaj që të shfarosë shqipatarë e turq,që të bëjë sholla e lidhëse këpucësh me lëkur e zorrë shqiptarësh,nuk është se ndihmon në afrimin e popujve!përkundrazi sjell rreaksionin e tyre!!
      si ti dhe si turkosumanuk është se bëni më shumë se ata “hoxhallarë” idiotë xhihadistë!!ju jeni i njëjti nivel me ta,mendoni për një kryqëzatë,gjë që është e barasvlefshme me xhihadin islamik!!nuk na intereson as xhihadi e as kryqëzata!!na intereson një jetë sa më e qetë dhe më e pastër!!
      pa pastruar njerëz si ju kryqtarët dhe xhihadistët nuk kemi për të pasur qetësi!!por pak nga pak koha po vjen!!gjërat sqarohen!!njerzit kuptojnë më shumë se ju fondamentalitët jeni e keqia e njerzimit!!se ju duht të bojkotoheni dhe jo tiu bashkohen!!
      koha punon kundër jush,koha punon për njeriun për larminë e besimeve,hapjen mendore dhe për pranimin e e njeriut ashtu si është.i bardhë a i zi,i krishter,budist,myslyman a ateist!!
      sot koha është e njeriut,injoranca është e përrallave e zotit si thoni ju fondamentalistët!të mënçur a injorntë qofshi!!jeni i njëjti bërllog!!

  4. hitler says:

    Ato muta jane kosovar, dhe jo shqipetar.. filluan hipokrizite…ku ishte Resul Rexhepi deri sot se nuk i denoncoj kto arab muta?

  5. vang says:

    JANE SHUME PAK ATA QE SHKOJNE PER “”LUFTE TE SHENJTE”” DHE SHUME ATA QE SHKOJNE PER PARA.RESUL REXHEPI TE KENE KUJDES ME PROPAGANDEN FETARE QE BEJNE NE KOSOVE PER TI KTHYER NJEREZIT NE FANATIK FETARE.TI LENE NJEREZIT TE LIRE DHE TE MOS I DETYROJNE TE USHTROJNE VEPRIMTARI FETARE.TE MOS BEJNE AQ ZHURME PER SHAMITE QE VAJZAT ,BILE NXENESET,DUHET TE MBULOJNE KOKEN.LE TE PERPIQET RESULI TE MBULOJE KOKEN E VET DHE BURRAVE TE TJERE.

  6. taksirat kusuri says:

    Klimax, ne qofte se e verteta do fshiet ,asgje nuk do permiresohet ,gjithshka do grumbullohet e nje dite do shpertheje.Per hir te se vertetes vetem vendet e ballkanit perendimor me popullsi myslymane po mbahen jashte europes e ne nivele shume te larte varferie,kjo tregon se europa nuk eshte aspak laike,se brenda saj ka fanatizem fetar te fuqishem.Te mohosh aspektin ekonomik qe detyron kosovaret per te shkuar ne lufte,eshte djallezore e qellimshme ,nuk i sherben zgjihjes se problemit,po kaq e demshme eshte te mohosh qe nje pjes e tyre shkojne per bindie fetare.Ne anen tjeter duhet te shikojme egstremizmin ortodoks qe per kombin shqiptar eshte njesoj i rezikshem ,mos mbyllim syte para atyre qindra mijra grek ,rus etj qe moren pjes ne kasapanen serbe kunder shqiptarev te kosoves,te mos mohojme rolin paresor te ortodokseve shqiptar per bashkangjitien e shqiperis me perandorin e kuqe sllave,te mos mohojme pensionet e majme qe mer ky grupim shoqeror nga boshti Beograd-moske-athine ne nje kohe kur 30% e grekerve jetojne nen varferine minimale.Po te vazhdojme slloganin e tre lapsave shqiperia do shkoje keq e me keq,duhet realisht te shikojme probleme qe te mund ti regullojme Shqipetaret nuk ka nevoje as per myslymaniz ekstrem as per ortodoksizem ekstrem, kemi nevoje per vellazerim nen moton I PARI KOMBI e JO FEJA.

  7. Scandal says:

    Nuk eshte e vertet o Resul Rexhepi doni ta pastroni Mu.in me Shurre(urin)ndoshta JU keto para i merrni per koke te gjdo Xhihadisti(lope)kjo mund te jet e vertet sepse kjo alamet propagande qe po beni ju don lek lek lek”se hoxha ne minare s’hyp pa pare”kete thanje ti e kuptone me se miri o Resul Rexhepi…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje