Luftë krahësh brenda partisë në pushtet

9 Mars 2015, 18:49Rajoni TEMA

Qeveria e Aleksis Cipras nuk dëshiron ta dërgojë për miratim në parlament zgjatjen për katër muaj të ndihmës ndërkombëtare për Greqinë. Me këtë ajo shkakton kritika brenda radhëve të saj.

Në aleancën e majtë Syriza të kryeministrit Alexis Cipras ka shpërthyer një grindje e brendshme. Bëhet fjalë ndër të tjera për anëtarësinë e Greqisë në Eurozonë – dhe për atë se kush ka të drejtë të vendosë për raportin mes Athinës dhe donatorëve të saj. Në një kohë kur nga perspektiva e të gjithë partnerëve të BE programi i ndihmave u zgjat për Greqinë deri në fund të qershorit, kryeministri i majtë ngul këmbë edhe më tej në Greqi se është zgjatur vetëm “marrëveshja e kredive” dhe jo i gjithë programi i kursimeve. Ky formulim do të thotë që kërkesat e reja për kursime dhe shkurtimet e buxhetit të mos jenë më në tryezë.

Me këtë argumentim, megjithatë Cipras ndesh në mosbesim dhe në kritikë në radhët e partisë së tij. Në një mbledhje jo publike të grupit të tij parlamentar në fund të shkurtit, të gjithë deputetët u shprehën kundër kësaj marrëveshjeje me partnerët e BE. Të paktën 10 prej tyre votuan në një votim provë kundër zgjatjes së ndihmës për Greqinë, deputetë të tjerë abstenuan. Një paralajmërim erdhi edhe nga partia populiste e djathtë e Grekëve të Pavarur (Anel), partneri më i vogël në koalicionin qeveritar të Ciprasit: “Nëse kjo marrëveshje do të nxirret para Parlamentit, ne do të jemi të detyruar të votojmë kundër”, paralajmëroi politikani i Anelit, Nikos Mavraganis në një intervistë televizive. Nga të gjitha këto, kreu i partisë së majtë nxorri përfundimin: nuk është e nevojshme, që dakordimi më i fundit me kreditorët të marrë aprovimin e Parlamentit, deklaroi Ministri i Çështjeve Sociale, Dimitris Statoulis. Një argumentim për këtë e jep gazeta e partisë Avgi: “Qeveria nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të re kreditore, ka zgjatur vetëm marrëveshjen ekzistuese”.

Luftë krahësh brenda partisë në pushtet

Ekonomisti dhe publicisti Makis Andronopoulos nuk e fsheh që ka simpati për qeverinë e të majtëve grekë. Ndryshe nga paraardhësit e tij, kryeministri Cipras është një njeri i cili nuk ka të bëjë me familjet e fuqishme politike të vendit, i cili mund të veprojë kundër korrupsionit dhe qerthujve të diskutueshëm të interesave, thotë analisti. Por kusht për këtë është që ai të çlirohet nga balasti ekstremist i majtë: e nevojshme është hiç më pak se një “natë e thikave të gjata”, në të cilën Cipras të lirohet nga krahu i majtë i partisë së tij. “Udhëheqësi historik i socialistëve, Andreas Papandreou e ka dhënë një shembull për këtë: me urdhër të tij, në vitin 1977 u përjashtuan nga partia menjëherë disa anëtarë drejtues të partisë. Kjo ndodhi para se partia e tij socialiste PASOK të vinte në pushtet në vitin 1981”, thotë Andronopoulos. Por për Ciprasin puna nuk është kaq e thjeshtë, sepse një grindje e brendshme mund të kërcënojë stabilitetin e qeverisë.

Gjithnjë e më shumë ditët e fundit e ka marrë fjalën krahu i majtë i Syrizas. Pasi eurodeputeti Manolis Glezios e akuzoi publikisht kreun e partisë se “ka tradhëtuar programin elektoral”, ekonomisti i majtë, Kostas Lapavicas kërkoi të premten një “ristrukturim” të borxheve greke deri në qershor. Lapavicas ka kohë që kërkon një kthim te dhrahmija dhe konsiderohet në këtë mënyrë një kundërpol radikal i ministrit të Financave, Janis Varoufakis.

Gjithsesi, projektligji i parë i qeverisë së majtë nuk e përçau klasën politike në Athinë – përkundrazi: si grupi parlamentar i majtë, ashtu edhe opozita konservatore dhe Pasoku socialist votuan të premten në Parlament për një program emergjence kundër vështirësive sociale të programit të kursimit. Janë parashikuar ndër të tjera kupona për ushqime dhe subvencione në qira për persona në nevojë. Shpenzimet për këtë: rreth 200 milionë euro.

7 komente në “Luftë krahësh brenda partisë në pushtet”

  1. tfgs says:

    Tema,mjaft me me pordhe me rigone te DW etj………
    Politikanet greke brenda partise ku bejne pjese,kane liri fjale dhe mendimesh,ideshe etj te njejta me kreret e partise,kjo nuk mund te quhet lufte,madje krahesh por DIMIKRATIA.Mjaft me me DW e gazeta te tjera se nuk kane idene e politikaneve greke,por shkruajne ca u vjen nga bitha…..

    SOJBLE [VAROUFAKI-t]:
    -Perse aprovuat ”paketen”per te varferit[mes tyre dhe shume gyzele alvanoi]pa OK-in e Evrogroup!!???

    VAROUFAKIS:
    -Sepse qeveria Tsipra nuk mund te lere ne meshire te fatit familjet e varferuara nga ”kushtet” qe ju i vute ekonomise greke ne keto vite krize………..
    Tema,ky akt mund te ishte nje titull per tu komentuar ne kete site dhe se a do te kishte arxidia ndonje karagioz politikan i qeverise Rama te bente nje gje te tille…..!!!!
    Drejtesia greke,sot con ne banken e te akuzuareve 64 persona,mes tyre 13 gjermane per pastrim parash nga firma gjermane SIEMENS.Sa te tille kane grabitur ekonomine shqiptare,sa jane derguar nen akuze….??

    1. Xhim says:

      Drejtesia greke hahhahah kargjoz je o tfgs ,,i hoqe ti ato 6 mije euro nga banka se do ti kthej varufaksi ne dhrami pa vlere??

    2. Ilir, Freiburg says:

      Po, per te gjitha e ka fajin Gjermania. Qe shteti grek dhe bankat e Greqise kane marre borxhe pa fund, te cilat i kane shperndare neper te pseudo-punesuarit ne shtet si dhe pensionistet e pafund qe kane marre dhe marrin nje pension me te larte se rroga e fundit ose edhe ne pensione per njerez qe nuk kane kontribuar kurre ne sistemin e pensioneve, edhe per kete fajin e ka Gjermania. Jane qindra miliarda Euro dhe pseudo-argumentet e grekeve mbeten disa pak miliarda qe jane dhene per firmat gjermane, te cilat ne fund te fundit kane ndertuar rruge dhe hekurudha pa te cilat Greqia do te vazhdonte te mbetej nje vend i botes se trete ne infrastukture (ne mentalitet po e po). Pa mbeshtetjen e Gjermanise dhe Evropes veriore, Greqia do te kishte falimentuar me kohe dhe do te ishte aty ku eshte sot Argjentina dhe Venezuela (ku po mbahet rradhe si ne kohen e xhaxhit per nje liter qumesht apo nje kile vaj). Nese Greqia deshiron te jetoje edhe ne te ardhmen duke bere borxhe pa kufi, sikurse edhe ka bere gjithmone, le te dale nga zona Euro dhe te provoje te bleje me nje dhrami te pambeshtetur nga Gjermania (qe greket e urrejne kaq shume) karburant, teknologji dhe ushqime ne tregun boteror. E persa i perket ndihmes per te varferit, qe i paska kaq per zemer Syriza, askush nuk e ndalon Greqine te mbledhi taksa tek shtresa e mesme dhe te pasurit dhe tua shperndaje keto taksa te varferve (sikurse ndodh ne menyre te vetekuptueshme ne Gjermani e gjetke) por jo te kerkoje qe keta te varfer ti mbaje taksapaguesi europian ndersa vete greket kane terhequr vetem ne 3 muajt e fundit 65 Miliarda Euro nga bankat greke e i kane transfer ato vec te tjerave edhe ne prona ne Londer, Berlin e gjetke.

  2. Trapi says:

    Tema,vellezerit tane [nese jane] jane vetem Grekerit si nga gjuha, tradita,muzika, zakonet dhe huqet,dhe kurrsesi Gjermanet.Boll me propaganden e deshperuar te DW-se.Po te kishin te drejte Gjermanet nuk do ishte e nevojshme kjo propagande naziste: cdo pese minuta nje artikull negativ per Greqine.

    1. Ilir, Freiburg says:

      Perkundrazi, shume shqiptare qe njoh une dallojne shume nga grekerit dhe nga mentaliteti i afrohen shume me teper europianeve, te cilet duan te punojne dhe me ndershmeri te arrijne nje mireqenie per veten, familjen dhe shoqerine. Ndersa greket jane egoiste te pandreqshem, dhe kerkojne te jetojne me mire se te tjeret dhe te punojne me pak. Nese nje europiani/shqiptari nuk i ecen mire ne jete, e kerkon zdhidhjen ne rradhe te pare tek vetja ndersa per grekun e kane gjithmone fajin te tjeret. Dhe ndersa Shqiperia dhe shqiptaret perpiqen te jetojne me sa me pak borxhe (shtriji kembet sac e ke jorganin), greket jane zhytur ne to pasi e dine mire qe keto borxhe nje dite do t’ju falen (sikurse edhe ka ndodhur 6 here ne 150 vitet e fundit).

  3. Minoritari says:

    @ turkolepiresi.

    Alvanoi eshte Faqe varuri Varufaqe o gyzel nga Smirna Izmiri.

  4. Minoritari says:

    O Trap,

    E keqja eshte se vellezrit tane si turkolepiresi na urrejne dhe perpiqen te na percajne cdo dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje