INTERVISTA/ "Berisha nuk kursen as jetë njerëzish"

10 Mars 2015, 22:10Politika TEMA

Një rrëfim tronditës i ish-Presidentit Bamir Topi për ish-kryeministrin Berisha: ai është “…një personazh egoist, tepër egocentrik, që për interesat e tij të sëmura ka dëshmuar që nuk ka kursyer as jetë njerëzish”. Skeptik për të nesërmen e Partisë Demokratike, ai gjykon se ajo ndodhet në një ambiguitet. “Kujt t’ia kuptojnë idetë, hileve të plakut apo paaftësisë të të riut për të mbajtur traun e shtëpisë së rrënuar”, thotë Topi

 

Nga Lorenc Vangjeli*

 

Kryetari i FRD-së, shpjegon situatën politike të vendit në prag të zgjedhjeve lokale dhe nënvizon bindjen e thellë se gëzon një mbështetje të fortë në publik. Ai qorton elementë të ndryshëm të qeverisjes dhe këshillon si të domosdoshëm operacionin urgjent të ndryshimeve të domosdoshme kushtetuese, të dëmtuara që në vitin 2008. Bamir Topi, një nga politikanët veteranë tashmë në vend, e konsideron politikën e sotme shqiptare një lloj “…“tregu” ballkanik të dorës së fundit, që sipas terminologjisë otomane shitet e blihet në aksham pazar” dhe Kuvendin si “…një trupë parlamentare mediokre, cilësisht më e dobëta në vlera absolute”. Sipas tij, ka një konflikt mes Presidentit të Republikës dhe maxhorancës qeverisëse, një konflikt që vjen kryesisht për shkak të anshmërisë politike të zotit Nishani, çka i bën të pakrahasueshme cilësisht dy presidencat, Topi e Nishani.

 

Ka një debat të gjerë për dekriminalizimin e Parlamentit dhe të politikës në përgjithësi, si e shihni këtë çështje?

 

Çështja e dekriminalizimit të Kuvendit është në vetvete një proces, që vërteton se palët në Kuvend kanë pranuar se midis tyre ekzistojnë deputetë me rekorde kriminale. Unë mendoj se dekriminalizimi duhet të fillojë me demokratizimin dhe pastrimin e partive politike dhe domosdoshmërisht me ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe administrimin ligjor të zgjedhjeve, jashtë kontrollit abuziv të partive, që e kanë bërë ligjin në favor të tyre dhe jo të demokracisë në Shqipëri.

 

Jeni rikthyer më aktiv se më parë në politikën e ditës dhe duket se po nisni edhe më herët se partitë e tjera përgatitjet për zgjedhjet lokale. Do të konkurroni vetëm, apo në koalicion me parti të tjera?

 

Në të vërtetë ka një impenjim të përditshëm të domosdoshëm për një parti politike, që kërkon të rezistojë në “tregun” e politikës shqiptare, që sikur po shikohet, është një “treg” ballkanik i dorës së fundit, që sipas terminologjisë otomane shitet e blihet në aksham pazar. Ne jemi çdo ditë kudo, nëpër ardheun tonë halleshumë, por mediatikisht thuajse mungojmë, pasi politika është më e dukshme dhe më e lehtë të bëhet në kryeqytet, ku në njësinë e kohës piqen dhe puqen në 2-3 hotele të Tiranës politikanë e gazetarë, biznesmenë e snobë, batakçinj dhe vrasës të fateve të shqiptarëve, që si hallkë e fundit e zinxhirit të shoqërisë bëhen gati të përdoren në sfidën elektorale të rradhës, ose për t’u paguar për shërbimin, ose për të demostruar sërish që nuk zotërojnë minimalisht aftësinë intelektuale, që nuk njohin grabitqarët e jetës së tyre të bërë një gjë pa vlerë.

Në këto kushte, njerëzit e FRD-së po vijojnë një mision të vështirë, por jo të pamundur, për t’u forcuar dhe për të qenë pjesëmarrës në garën elektorale të zgjedhjeve vendore me një predispozicion për të qenë në një koalicion dhe në çdo rast për të dalë edhe të vetëm, nëse nuk gjejmë bashkëpunimin e duhur parimor, por dhe në interes të objektivave tona politike.

 Edhe pse morrët vota të konsiderueshme në 2013, partia juaj nuk mundi të përfaqësohet në Kuvend, kë fajësoni për një gjë të tillë? A është e mundur që një parti të re, në kundërshti me partitë tradicionale, të mbijetojë e vetme në peisazhin  e ashpër politik shqiptar? 

 

Ajo që konstatoni ju është padyshim realiste, pasi zgjedhjet e 2013-ës e vërtetuan këtë. Ne patëm shumë vota, që do të mundësonte pjesëmarrjen me të paktën 4-5 deputetë në Parlament. Në kushtet e funksionimit të komisioneve zgjedhore partiake, ku filozofia e vjedhjes është sunduese, votat tona nuk u vlerësuan me vlerën reale të tyre. Tashmë, kjo është e njohur dhe e denoncuar fort. Realizimi praktik i skenarëve, që projektuan ndryshimin e Kushtetutës më 21 prill 2008 e ka çuar demokracinë në Shqipëri në kuota dramatike. Dikush apo disa mund të ndjehen momentalisht të kënaqur, por rregulli i artë i kësaj bote është se çfarë do të bësh, do ta pësosh dhe i pari që provoi degjenerimin ishte ideatori dhe një nga realizuesit e masakrës elektorale. Besoj se nuk e kemi harruar pamjen e një njeriu me lot në sy, që qante pushtetin e tij despotik tashmë të rrënuar. Sidoqoftë votat tona janë në terren dhe mbështetësit shtohen, pasi politika që shfaqet në Parlament është gjithnjë e më shumë zgënjyese.

 

 Qeverisja e majtë po i afrohet gjysmës së mandatit të saj, sipas gjykimit tuaj, si qëndron ajo përballë pritshmërive dhe realitetit që afron? 

 

Do të doja që çdo qeveri e vendit tim të sillte progres në ekonomi, siguri dhe reforma. Një qeveri nuk mund të shikohet vetëm si një instrument ekzekutiv, por së pari si ekstrakt i një mazhorance politike, që gjykohet për reformat që kryhen dhe marrin trajtën ligjore në Parlament. Në gjykimin tim, reformat janë tërësisht të bllokuara. Fatkeqësisht kemi një trupë parlamentare mediokre, cilësisht më e dobëta në vlera absolute. Ka shumë fjalë dhe shfaqje butaforike për reformën në drejtësi, por asgjë nuk duket në horizont. Flitet për nevojën e rregullimit të kodit zgjedhor apo ndryshimeve kushtetuese, por si rezultat asgjë. Për më tepër, ka shpenzim kohe dhe energjie për t’u shfaqur në media. Qeveria ka nevojë të kuptojë që administrata dhe ata vetë duhet të ulen shumë orë në skrivaninë e zyrës. Qeveria punon me letra, jo me fjalë. Kur ka dokumenta edhe aksioni në terren merr seriozitet.

 

 

Nëse do të kishit mundësinë publike për të qortuar kryeministrin, cilat do të ishin këshillat që do t’i jepnit?

 

Nuk besoj se kryeministrit i pëlqejnë këshillat apo sugjerimet e mia. Kur je në pushtet është e vështirë të mos jesh i obsesionuar nga idetë e tua. Gjithësesi, z. Rama, sipas meje duhet të kuptojë se suksesi i tij nuk do të jetë i shprehur vetëm me punë ekzekutive. Ai është kreu i një maxhorance politike dhe këshilla ime është të futet me guxim në procese për ndryshime dhe reforma kushtetuese, së pari për të demokratizuar institucionin më të rëndësishëm në demokraci, institucionin e zgjedhjeve. Në këtë gjendje, demokracia, institucionet dhe sidomos drejtësia në këtë vend do të mungojnë me shumicë.

 

Ka një konflikt të hapur dhe të dukshëm të kësaj shumice qeverisëse me institucionin e presidentit, sipas jush që keni qenë kreu i shtetit, cila është natyra e këtij konflikti? 

 

Ky konflikt është i dukshëm, por edhe pritej. Një president që zgjidhet me 71 vota nuk është president i të gjithëve. Kjo është arsyeja që thashë më lart se, ajo që bën jashtë parimeve dhe racionalitetit vjen në një moment që e pëson. Zoti Rama ishte një nga dy arkitektët e shëmtimit të Kushtetutës. Problemi më i madh është që shteti është bllokuar dhe imazhi në botë është përkeqësuar ndjeshëm. Bipolarizmi artificial kur mungon demokracia dhe niveli politik të çon në kaos institucional, që ne po e shikojmë.

 

Gjeni paralele mes këtij konflikti dhe atij që keni pasur ju me shumicën e djeshme të djathtë? Mos ndoshta është i pashmangshëm një konflikt i tillë dhe do të kishte zgjidhje më të mirë nëse presidenti do të zgjidhej nga populli? Dikur ju e keni paralajmëruar mundësinë e këtyre konflikteve që kur kundërshtuat ndryshimet kushtetuese në 2008-ën. 

 

Gjej disa elementë të veçuar si të përbëshkëta me mandatin tim presidencial nga pikëpamja formale, por paralele kurrësesi. Unë nuk i shërbeva interesave politike të një krahu, por misionit kushtetues dhe parimeve të mia të forta për shtetin. Sot, më vjen keq ta them, nuk kemi arbitër, pasi arbitri është bërë palë me ekipin e tij dhe në këtë mënyrë ka humbur besimin e palës tjetë, që sot është në qeveri. Me terma sportivë, tifozeria është nervozuar dhe është gati të futet në fushë, pasi nuk sheh drejtësi. Ata që e shohin ndeshjen në televizion janë gati të ndërrojnë kanal. Pra, kjo gjendje është totalisht e papranueshme dhe e gatuar qysh në prill të 2008-s dhe ndjehem i çliruar që kam folur në kohë për të mos e sjellë situatën në këtë pikë, ku politika nuk shkon me rrjedhën e një sistemi të kanalizimeve normale, por i ngjan gjithmonë e më shumë një grope septike, që sa herë hap kapakun, kundërmon erën e kalbësirës. Në atë kohë, z. Rama tregoi mungesë eksperience, ndërsa ai tjetri me koshiencë për t’i shpëtuar ngjarjes së Gërdecit që sapo kishte ndodhur.

 

Reforma në drejtësi si gjithmonë po konsiderohet një urgjencë e shtruar për zgjidhje. Si gjykoni se duhet bërë dhe ku duhet fokusuar ajo?

 

Reforma në drejtësi nuk është e vetmja, por është më e rëndësishmja që politika parlamnetare duhet ta kishte futur në linjë. Aktualisht është jashtë binarëve dhe kjo tregon që mungon së pari vullneti politik. Një opozitë që mendon të bëjë tualetin e Sali Berishës në Parlament, është një formacion politik mjeran dhe jashtë misionit. Ata e kanë tradhëtuar misionin dhe sot janë më të çoroditur se kurrë. Mendimi im është që, një grup miks i ekspertëve më të mirë shqiptarë dhe ndërkombëtare të bëjnë draftin, pasi e gjithë politika në bllok të japë OK për nevojën e ndryshimeve, qofshin dhe kushtetuese. Kush vepron kundër, të demaskohet. Rrugë tjetër nuk ka.

 

Keni një opinion për situatën në ish-partinë tuaj, PD-në, çfarë ka ndryshuar dhe çfarë është njëlloj si më parë në atë parti?

 

Opinionin tim, për më tepër një gjykim të thelluar dhe të shtrirë në kohë unë e kam shprehur prej kohësh. Aty ka një mision të “Kalit të Trojës” që ende vazhdon edhe pse “Odisesë” i kanë rënë dhëmbët. Më shumë se mund ta them unë, e thonë çdo ditë ata që janë atje, që nuk i binden më vendimeve sepse shohin që ka një ambiguitet. Kujt t’ia kuptojnë idetë, hileve të plakut apo paaftësisë të të riut për të mbajtur traun e shtëpisë së rrënuar.

 

Ish-kryeministri Berisha ju rikujtoi sërish publikisht duke thënë se ju keni pretenduar se jeni “…zgjedhur me zor në postin e Presidentit”. Keni një përgjigje për një gjë të tillë? Si e shihni sot portretin e ri të Berishës?  

 

Nuk është faji im që e merrni sërisht në konsideratë. Edhe në këtë rast ai deformon dhe mashtron opinionin publik. E shprehur sërisht në kontekstin e thënies sime dhe i bindur që kështu është dhe ka qenë: Moszgjedhja ime president më 2007, do ta çonte Sali Berishën në zgjedhje të reja dhe me shumë mundësi në opozitë. Pra, ka qenë absolutisht në interesin e tij që të dilte nga ajo situatë. Për ta bërë më të qartë për ju që e njihni, por kurrësësi si unë, dhe për ta portretizuar figurën e tij, keni të bëni me një personazh egoist, tepër egocentrik, që për interesat e tij të sëmura ka dëshmuar që nuk ka kursyer as jetë njerëzish.

 *JAVA

20 komente në “INTERVISTA/ “Berisha nuk kursen as jetë njerëzish””

  1. Halit o xhan says:

    E cfare bere ne 21 janar 2011 ti o TOPI ?? Thjesht nje thirrje per qetesi ,,Ne vend qe te jepje urdher per arrestimmin (Ose te pakten marrjen ne pyetje se plumbat u nisen nga kryeministria!!)) e Saliut dhe gjith gardes se tij te shkerdhyer..Po i mbushe breket sapo te kercenoi Saliu ,,o derezi qe nuk e di se ku e ke deren..E ja pse nuk more nje vote ne qershor te 2013..Qurrash..

    1. omeri says:

      Bamka vetem vota qe nuk merr.

  2. Altun says:

    hej shkruhet moret dhe jo morret? jane morra ato !!!

    1. gjuha says:

      o zoti Altun,folja eshte MARR o derebardhe. Dhe gjate zgjedhimit nuk i bien germat rruges foljes qe te behet moret. Fillo filloren nga fillimi, se dhe shenjat e pikesimit i ke vene pa pike lidhje, sa as fjalite nuk ka kuptim.

  3. Enver Hoxha says:

    Ti je nje palaqo dhe shume bukeshkale..

  4. Gjergji says:

    Paloqe,mereni berishoviqin per ju ,se ju kosokaret e doni shume,palaco dhe jo palaqo.

  5. Nika says:

    Bamir je shumë i mirë për rilindur të djathtën fisnike. Zoti të ndihmoftë

  6. G says:

    Kurve kush pyet dhe ai qe pergjigjet, rrace e ulet servilesh pa shtylle kurrizore.

  7. Uji i ftohte says:

    U bere President nga votat e krimit,njelloj si ata 39 deputetet kriminele qe jane sot ne Parlament.Ty je i vetmi President bashke me ate qe e shan me vota te blera nga fondi kriminal.

    1. Fronti Demokratik says:

      Çfare funderrrine!

  8. Patriot says:

    Me votat e blera te Bershes u bere President per te vjedhur o Bamir Topi. Ti je karte e djegme….

  9. anannananan says:

    ky eshte hale! drejtesia ka marre tatpjeten nga emerimet 100 mije euro per koke te ketij vemje. nuk i perputhen interesat me salen dhe pretendon se eshte me i mire. nje mut eshte, ne mos me i keq!

  10. toni says:

    sali krimineli eshte mesu me vra qe ne kohen e enverit e deri ne ditet e sotme si ben ma pershtypje…eshte ba si ata te ISIS-IT

  11. Zef Kallami says:

    Mos kerceni si zorra ne prushe kur bani krahasimin.
    Nuk due te baj te sgjuarin.Por me dy fjale,krahasimi ndermjet Katundarit Berishes dhe Z.Bamirit asht si nata me diten.Mjafton qe Bamiri asht den babaden me rraje te thella ne tabanin qytetar ndersa Berisha nuk ka shume qe asht ule me gozhup ne kosh barren e mushkut,qe na rrehet per kalores,ne Kryeqytet duke fshire qurrat me manget e kemishes.Berishen e ka civilizue shume e shume pak shkolla sepse nuk e lejon tradita mesjetare kanonore te civilizohet ma shume.I vetmi shpifes i neveritshem I vetmi kercnues kundershtarve me hapje dosjesh i vetmi gojekeq banal qe virre nga tribunet ne mitingje dhe ne kuvend.Ky asht zgjeba e politikes shqiptare.

  12. Rilindja says:

    Topi, Presidenti me mjeran , me i paafte…qe nuk guxoi te belbezonte nje here para Berishes. ZOOTEKNIKU, QYTETAR den pa baden ishte ne krye te shtetit qe…vrau njerez. Por e dashuronte shume kolltukun…aq sa kishte vendosur te ISHTE BUDALLA, te mos shikonte dhe degjonte asgje…por thjesht te shijonte kolltukun dhe te rregullonte koleget e tij ne kancelarite e Evropes.Ky ka qene turpi i turpeve …nje president qe nuk mbahet mend per ndonje reagim….dhe tani , na del ne emer te partise fantazem qe ka…rri ore hap ndonje klinike per kafshet…se me njerezit e ndrite

  13. SALI TRITOLI says:

    VETEM SALI MUSHKES SI DHIMBSET NJERI PER VDEKJE AS LUL BASHA PO QE NEVOJA

  14. endri says:

    ik ore dembel. Ti mezi thua 2 fjale , e jo me te besh politike ti. Ti nuk je fare aktiv. Ti pret qe te tjeret te bejne punen tende dhe pastaj te vish e te na japesh mend ne fund te ngjarjeve. Kreshnik spahiu punon 10 here me shume se sa ty …

  15. mali says:

    bAMIR tOPI PORTRETIZON bERISHEN ME SE MIRI ,SEPSE EDHA PSE NUK NENVIZON DETAJE TE KARAKTERIT TE bERISHES THEKSON THELBIN E TIJ QE PER PUSHTET,sALIU VRET EDHE NJEREZ.kA POHUAR SE sALIU ESHTE VRASES,CFARE DUHET THENE ME TEPER PER KETE NJERI SE SA KAQ.kEMI TE BEJME ME NJE POHIM NGA NJEREZIT ME POZIVCIONIN ME TE LARTE TE SHTETIT QE E KA NJOHUR NGA AFER SI NENKRYETAR I pd.mBETET QE MAZHORANCA DUHE TE SHPEJTOJE REFORMEN E DREJTESISE DHE TE MOS E ZVARRISI SIC E KA ZVARRITUR DERI ME SOT,POR SIC DUKET MINISTRI DHE MINISTRIA PERKATESE ,NE SE NUK KA AFTESINE,NUK KA DESHIREN E MIRE Per ta pershpejtuar reformen qe po behet pengese per te gjykuar krimet e bera nga kjo opozite qe deri me sot po mbrohet nga nje prokuror i pergjithshem dhe gjykata e larte qe perbehet mga te emeruarit e Saliut,prandaj dhe sot po tronditet populli nga skenare te tille qe jane hedhur ne treg per te coroditur e destabilizuar rendin qe Shqiperia te vonohet per t,u integruar ne BE i cili kerkon qe te zbardhet 21 janari dhe korrupsioni i kryer nga kushdo qofte.Mos flini ne dafina,vetem lumi fle.saliu dite e nate mendon si te rikthehet ne pushtet edh3e duke vrare perseri e per te fajesuar qeverine e Rames .Nereezit e thjeshte nuk duhet te bien pre e thirrjeve histerike te dushes Berisha,BASHA DHE PALOKERISE PER TE PE4RMBYSUR QEVERINE ME DHUNE.cDO DHUNUES DUHET TE PERFUNDOJE PAS HEKURAVE DHE NE VECANTI ATA QE MOBILIZOJNE SKALIONET E KRIMIT, ZJARRVENESIT,TRITOLHEDHESIT QE FRYMEZOHEN NGA KJO DYSHE VRASTARE TE 21 JANARIT DHE SI DYSHJA ME E KORRUPTUAR PER 100 VITETM E SHTETIT SHQIPTAR ME RRUGEN E KOMBIT ME 230 MILION DOLLARE.

  16. Alphade says:

    Neqoftese se zoti Topi me 21 Janar do t’i kishte hedhur ”celsat” e presidentit ne surrat kriminelit
    Sali Berisha, sot Topi do te ishte hero , por ai deshi me shume kolltukun se sa Shqiperine dhe tash
    thone ata te rruges ”mos na caje trapin”……!!!

  17. Keshtu duhet says:

    Nuk e kuptoj si mund te vihet nje paralele midis nje krimineli qe ne keto 25 vjet vetem ka vrare dhe ka shkatruar kete vend si Sali Berisha me nje intelektual dhe qytetar qe detyren e tij si president e ka kryer nen nje trusni te pa pare nga ai i pari qe ishte Bamir Topi. Vertet ne 21 janar ka qene president, por kursesi nuk mund te jepte urdher per arestimin e kriminelit se ai nuk pyeste as per prokurorine dhe as per gjykatat. Krimineli nuk dorezoi gardistet qe te shkonin ne prokurori !!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje