Lajçak: Opozita duhet të kuptojë që beteja bëhet në Parlament, jo në shesh

10 Mars 2015, 20:53Politika TEMA

Zëvëndëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane i Sllovakisë, Zoti Miroslav Lajcak në një intervistë për Ora News ka dhënë një mesazh për opozitën. Sipas tij opozita duhet ta kuptojë se fushëbeteja bëhet në Parlament dhe jo në rrugë apo sheshe.

Unë dua të inkurajoj opozitën të kuptojë se fushëbeteja është parlamenti, jo rrugët dhe sheshet.

Kështu funksionojnë demokracitë europiane.

Unë vërtetë dua të shoh një sistem politik në Shqipëri të funksionojë në mënyrën që jemi mësuar të shohim në vendet europiane, në parlament dhe jo jashtë tij.”

Në lidhje me reformat e qeverisë, Lajcak tha se reformat janë të dhimbshme, por të nevojshme.

Reformat janë të dhimbshme por të nevojshme. Reformat sjellin dhimbje për një kohë të shkurtër por shumë përfitime për një kohë afatgjatë për popullatën.

Është shumë e rëndësishme që ju t’i ndërmerrni reformat sepse është e vetmja mënyrë që ju të mbeteni kompetitivë, si mund të kualifikoheni në tregun e europës.

Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë. Nga eksperienca ime në vendin tim, them që njerëzit ta pranojnë dhimbjen dhe të kuptojnë se kjo ishte për të mirën e tyre.

4 komente në “Lajçak: Opozita duhet të kuptojë që beteja bëhet në Parlament, jo në shesh”

  1. besim says:

    mir e tha ,po kujt ja tha.

  2. Pjeter Mustakuqi says:

    Kur flet dhe ky filo-serbi per reformat e qeverise . Njifni Kosoven se skeni asnje shkak te mos e njihni dhe lerini denglat.

  3. "BALASHI" says:

    Z. Lajcak! Ia thua po kujt ia thua. Banda preferon zhurmen, rrumpallen 25 vjeare. Pak u shtrengua rripi i padrejtesive nepermjet reformave dhe opozita u del krah shkeljeve qe i ka instaluar vet. Shih sa i dhimbset populli opozites tone. I kerkon ne shesh qe te kundershtoje reformat, kinse se populli nga “pas Gjermanise” qe e lan bashibuzuket, pozita e ka varferuar.
    Te enjten me daten 12 mars do mbledhin tere te privilegjuarit e te pasuruarit padrejtesisht ne kohen e tyre. Do i mbledhin nga gjithe vendi yne i vogel. Kjo tek ne eshte shume e thjeshte.
    Eshte e vertete ajo qe thoni ju Zoteri, se “reformat fillimisht jane te renda, ndjehen ne popull”, por shpejt do te japin frutet e do perkthehen ne zhvillim e mireqenie per pensionet, ndihmen sociale, rruge, drita, uje, rruge, shkolla, spitale etj.. Faleminderit Zoteri. I thua, po kujt ia thua…

  4. analist says:

    Ne parlament ose te rrahin, ose te vrasin or majmun, a nuk e shikon se c behet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje