Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të PD për implikim të një punonjësi të policisë në trafik droge.
Deklaratën nga selia e PD-së, e kishte lexuar Arben Ristani.
Për Ministrinë, Partia më e madhe opozitare është e vetmja, që sulmon Policinë dhe jo kriminelët.
“Sot doli një ish i dënuar për korrupsion dhe hodhi dozën ditore të shpifjeve absurde ndaj Policisë së Shtetit, nën moton e ditur tashmë, “na nxjerrin të shpifim në emër të Partisë e nuk mbajmë përgjegjësi për çfarë themi”, thuhet në reagimin e institucionit.
Më tej në deklaratë sqarohet se “hetimet për çështjen, janë nisur dhe vazhdojnë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ish-SHKB)”.
“Çështja është në hetim për një punonjës policie të arrestuar tashmë, por gjithashtu po hetohet edhe për përfshirjen e mundshme të çdo punonjësi tjetër të Policisë së Shtetit, pa asnjë dallim”, thuhet në reagim.
Fakti që në 2014 janë arrestuar, proceduar penalisht dhe marrë masa administrative për mbi 11% të punonjësve të Policisë së Shtetit, për Ministrinë e Brendshme, është treguesi më i qartë se në Policinë e Shtetit nuk ka më të paprekshëm.
“Por kjo tregon edhe trashëgiminë skandaloze që la qeveria e kaluar në Policinë e Shtetit, kontribut për të cilin është shquar edhe lexuesi i deklaratës së sotme, si i vetmi ish i dënuar për korrupsion që sot flet edhe për dekriminalizimin e Kuvendit”, citohet deklarata.
Në fund ka një apel drejtuar partisë opozitare, duke i kujtuar se “momenti për t’u korrigjuar, është gjithmonë”.
Ish shefi i 4es,shoku i Didit.haaahaaa ca po i bo PSse e policis Didi e Tahiri,tamam rilindje.Hiqiiiiiii Edi,sa nuk eshte vone,se do maresh ne qafe PSne,e Socialistet.