Demokratët refuzojnë ta krahasojnë protestën e tyre të 12 marsit me protestën e 21 janarit 2011, kur socialistët ishin në opozitë. Sipas nënkryetarit demokrat Edi Paloka, ndryshimi thelbësor është te qëllimi i protestës, pavarësisht ngjashmërisë që ajo merr për shkak të përfshirjes së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për TCH.
“Në fakt ka shumë ngjashmëri në këtë histori, siç e thatë edhe ju është personazhi i njëjtë. Mesa duket, ky personazh histori të tilla di të krijojë. Por absolutisht nuk do të ketë ngjashmëri 21 janari i Edi Ramës me protestën tonë të së enjtes. Protesta jonë është protestë e qytetarëve për kërkesat e qytetarëve, ndërsa 21 janari ishte përdorim i qytetarëve prej Ramës për ta çuar atë në karrigen e kryeministrit, gjë që ai nuk e arriti dhe la pas 4 të vrarë”, tha Paloka.
Demokratët e kanë konceptuar protestën e së enjtes si një demonstrim kundër Qeverisë, e cila sipas opozitës ka dështuar t’u japë qytetarëve siguri për jetën dhe, në vend që të mbante premtimet me të cilat erdhi në pushtet, po përkeqëson çdo ditë gjendjen.
“Pakënaqësia e qytetarëve ka shkuar drejt revoltës dhe këtë, jo se e ka nxitur opozita, prandaj dhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme ka ardhur si domosdoshmëri, si pasojë e faktit që asgjë nuk mund të ndryshojnë, as deputetët e opozitës në Parlament me fjalën e tyre, as institucionet ndërkombëtare me vërejtjet e tyre për këtë mazhorancë, që tani është e inkriminuar deri në thelb dhe nuk ka ndërmend as të ndryshojë dhe as të përmirësojë gjë”, shtoi më pas Paloka.
Të enjten, deputetët demokratë do të jenë në seancë plenare, paralel me protestuesit në sheshin “Skënderbej” dhe më vonë do t’u bashkohen atyre në protestën paqësore për zgjedhje të parakohshme.
“Në filozofinë e PD nuk ekziston dhuna, marrja e pushtetit me dhunë, siç është në kokën e Edi Ramës, kështu që të jenë të qetë qytetarët se askush nuk mendon të zhvillojë protesta të dhunshme në PD”, tha Paloka.
Gjatë periudhës së opozitës, Partia Demokratike ka zhvilluar disa protesta, që kanë zgjatur rreth 1 orë, por këtë herë, mesa duket, do të jetë ndryshe.
“Sesi do të zhvillohet apo do të shkojë protesta, kjo u takon qytetarëve, sepse janë ata që na kanë kërkuar të protestojmë, që të gjejmë forma të tilla proteste deri në largimin e kësaj Qeverie”, deklaroi Paloka.
Disa të rinj e kanë gjetur një formë proteste para Kuvendit të Shqipërisë. Që prej së hënës, të rinjtë pa logo partiake, por të mbështetur nga deputetët e opozitës, kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Deri të enjten, të rinjtë kanë zgjedhur të protestojnë paradite dhe në mbrëmje përpara Kryesisë së Kuvendit.
Ha mut oo krekar i pederave hapo ku ikeni pishkaret e demokracise kush e ka radhen po presim po u durojme pore po u shikojme dhe bota po u vleresone por burgut dhe denimit te sovranit popull zore qe i shpetoni paci vehten ne qafe
Po ca keni me Ilir Meten more njerez te mire. Ai i shkreti me raste ben ndonje porosi per ndonje pizze ose per ndonje eliminim te vogel fizik te ndonje personi qe ben sikur nuk i bindet. Pra nje deputet ben sikur nuk i bindet dhe Ilir meta ben sikur do ta eliminoje fizikisht …. pastaj turret prokuroria sikur po ben hetime … eshte komplet nje inskenim per te hequr vemendjen nga varferia popullore dhe nga rritja e taksave dhe e korrentit — qe tani jane harruar fare