Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë të braktisin punimet e Komisioneve Parlamentare duke kërkuar me këmbëngulje dorëheqjen e kryetarit të kuvendit Ilir Meta. Deputetët e PD-së kërkojnë ndërprerjen e axhendës parlamentare derisa kryeparlamentari të paraqitet në prokurori pa imunitetin që i jep posti.
Pas Komiionit të Ligjeve, deputetët e opozitës kanë braktisur punimet e Komisionit të Sogurisë dhe atij të Ekonomisë.
Në komisionin parlamentar të Sigurisë, deputeti Flamur Ndoka tha se Kuvendi nuk mund të vazhdojë normalisht punimet, pa një hetim ndaj Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
“Hetimi në cilësinë e kryetarit të Kuvendit dhe thirrja në zyrë e Prokurorit të Përgjithshëm nga ana juaj në prezencën e Ministrit të Brendshëm sigurisht që ne e gjykojmë se është formë presioni ndaj Prokurorisë. Kryetari i Kuvendit të shkojë të hetohet si deputet i thjeshtë dhe pastaj ky Kuvend të vazhdojë normalitetin në punimet e tij.
Ne jemi të vendosur që të fillojmë një marrëveshje me qytetarët për të rrëzuar këtë qeveri, këtë kupolë të krimit ndaj ne po largohemi, ditën e enjte në orën 11 shihemi së bashku me gjithë qytetarët në protestën e madhe në shesh, faleminderit”, tha Noka
Por në përgjigje të tij ka reaguar Spartak Braho.
“Hajt rrugë e mbarë, ky është avaz i vjetër, avazi i Mukës”, tha Braho.
E njëjta situatë është krijuar edhe në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.
“I kthehemi kësaj proteste për këtë gjakftohtësi tuajën, për ndjesitë tuaja ndaj situatës së përgjithshme dhe ndaj zhvillimeve në parlament, ne si opozitë do largohemi nga mbledhja e sotme”, theksoi deputeti Ridvan Bode.
Ndërkohë kreu i Komisionit Erjon Braçe u përgjigj “këta të koncesionit të Durrësit po ju vjen vakti, njëri pas tjetrit, po e marrin radhën drejt Prokurorisë”. /gj.k/
Ky Nul Moka bashke me ata qe ka pas duhet ta ndajne mendjen,ose kryetari kuvendit te hetohet per ate qe pretendojne partia blu,ose per te rrezuar qeverine dhe kupolen e krimit sipas Nulit!Sa me shpejt te kordinoheni o te mjere aq me shpejt do kuptoni se te gjithe pa perjashtim po luani nje komedi te felliqur,me regjizor te perhershmin Sali,dhe skenarist kete rradhe Tomen.
Nuk ka rruge tjeter sali berisha me gjithe banden e tij qe quajne veten opozite. Ata jane kriminela, hajduta dhe shkaterrimtare dhe e vetmja rruge qe u ka ngelur eshte kjo qe bejne. Litari po ngushtohet deri sa tu mbertheje fytyn, prandaj shpresojne ne ndonje “revolucion” qe te kepusin litarin. Prokuroria dhe gjykata duhet urgjenitish te zbardhe çeshtjen, ne te kundert jane bashkefajtore me huliganet, e pastaj i ngelet popullit ne dore te pastroje vendin nga keta nje e nga nje. Saliu mendon se do perseris 14 shtatorin, por besoj se gabohet. Njerezit qe e mbeshtesin duhet te gjithe te filmohen qe te dihen se kush jane shkaterrimtaret, pastaj nje e nda nje te shkojne atje pas hekurave.
sa bukur flasin keta te PS! Te heqin mallin e filmave socrealiste!
Bravo Braho,keshtu e duan fshesen plehrat!
Taku akoma me avazin e Mukes.I ka mbetur ora qe kur ka lindur.Mjere parlamenti me te tille monstra.Nuk ja mban te kandidoje ne Durres, gjezdis sa andej ketej, sa ne nje liste ne tjetren, sa ne nje rreth ne tjetrin.
Akoma me monstren Spartak Brahon si skeni turp ju qe e mbroni po ca them une komunistat komunistin do mbrojne ta gezoni fale e keni.